Zgjidhet Sekretari i Këshillit

69

 

Sot në orën 11.00 në ambientet e Këshillit të Qarkut Shkodër u zhvillua mbledhja e Këshillit të Qarkut Shkodër e cila kishte për qëllim zgjedhjen e sekretarit të këtij këshilli, pasi z. Gjon Marku, kishte paraqitur dorëheqjen që më parë nga ky funksion.

Mbledhja u organizua në kushte të mbikëqyrura duke respektuar distancën, vendosur maskën dhe dezinfektuar ambientin.

Morën pjesë në mbledhje shumica e këshilltarëve, të cilët votuan Pro kandidaturës së paraqitur për Sekretare të Këshillit të Qarkut Shkodër, atë të zonjës Edita Shoshi, e cila vjen në këtë funksion nga eksperienca të mëparshme në administratën publike.

Këshilli i Qarkut Shkodër

 

SHARE