URIM , Me rastin e festës së Pashkëve

482

Me rastin e festës së Pashkëve, në emër të Këshillit të Qarkut Shkodër si dhe në emrin
tim personal, UROJ të gjithë besimtarët Katolikë të Qarkut Shkodër,

 

GËZUAR DHE PËRSHUMVJET!

Le të jetë kjo festë, simbol i bashkimit, solidaritetit, humanizmit, tolerancës dhe paqes!

Të përpiqemi të gjithë së bashku, të kapërcejmë sa më lehtë situatën që po kalojmë dhe
të rifillojmë sa më shpejt punën tonë të përbashkët në të gjithë sektorët e jetës,

Për një të ardhme gjithnjë e më të mirë, në respekt të jetës së çdo qytetari, natyrës dhe
këtij ambienti kaq të bukur ku Ne jetojmë, për të cilin tashti e tutje duhet të
përkujdesemi dhe ta duam e respektojmë sa më shumë,

Për një zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë komunitetin e Qarkut, të mbështetur në
vlerat e vërteta të traditave tona, duke rritur dëshirën dhe standardet për një
integrimin sa më të shpejtë të vendit tonë !

GEZUAR FESTËN E PASHKËVE 2020!

Kryetari
Hilmi LAKTI

SHARE