QARKU SHKODËR

375

Qarku Shkodër, shtrihet në Shqipërinë veriore, në Alpet Shqiptare (lindje-veri), në Ultësirën Perëndimore (perëndim-jug) dhe në krahinën malore qendrore pjesa juglindore e territorit. Përfshin rrethet Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë. Mbizotëron një terren malor, pjesërisht kodrinor e fushor. Dallohen dy zona ajo e Mbishkodrës (rrethi Malësi e Madhe) dhe e Nën-Shkodrës (rrethi Shkodër).
Qarku Shkodër, renditet i dyti për sa i përket sipërfaqes 3562 km2 në të cilën ai shtrihet dhe i pesti në vend për sa i përket numrit të popullsisë 202.895 (Instat 2019)
Tokë Bujqësore 32.000 Ha; Pyje 177.173 Ha; Kullota 26.199 Ha
Ai shtrihet nga Alpet e Veriut tek ultësira bregdetare. Gjerësia gjeografike nga 42 50′ (Boks, Velipoja) longitude dhe nga 19 54′ (Dukagjini) tek 19 17′ (Liqeni i Shkodrës) latitude. Vija kufitare ka gjatësinë 304 km, e cila 149 km janë me Malin e Zi.
Afërsisht 80% sipërfaqes janë male. Lartësia më e madhe është maja e Jezercës (2,694 m). Klima është mesdhetare; temperatura mesatare vjetore varion nga 7.5 gadë C në Vermosh tek 14.8 gradë C në qytetin e Shkodrës. Temperatura në janar kapet nga -2.7 gradë C tek 5 gradë C; në korrik, 17-18 gradë C tek 24.6 gradë C. Rënia mesatare vjetore e shirave shkon rreth 2000 mm, një nga më të lartat në Shqipëri. Vera është e thatë, zakonisht. Qarku i Shkodrës është i njohur për burime të pasura hidrografike. Janë lumenjtë Drini, Buna, Shala, Kiri, Ceni, përrenj dhe burimet ujore. Në perëndim të qytetit ndodhet liqeni i Shkodrës, liqeni më i madh në Ballkan, 368 km katrorë prej të cilëve 169 km katrorë i përkasin territorit shqiptarë dhe pjesa tjetër i përket Malit te Zi. Faktorët klimaterikë kanë influencuar në rritjen e vegjetacioneve të pasura me më shumë se 1,700 specie. Afërsisht 30% e sipërfaqes është e mbuluar me pyll, që në shumë raste janë dëmtuar nga prerjet pa kriter në vitet e tranzicionit, më së shumti pisha dhe shelqe. Ka gjithashtu edhe një variacion të kafshëve të egra.

SHARE