Mjedisi

140

Në mbështetje të ligjit 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, organet e qeverisjes vendore përfaqësojnë strukturën më të rëndësishme shtetërore për administrimin dhe mbrojtjen e mjedisit që kanë nën juridiksion, duke zbatuar përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat që u jep ky ligj.

Në këtë kontekst, në mbrojtje të mjedisit dalin këto detyra:

1. Realizimi i zbatimit të ligjeve për mbrojtjen e mjedisit.

2. Hartimi i planeve vendore për mbrojtjen e mjedisit duke integruar mbrojtjen e mjedisit në planet e rregullimit të territorit.

3. Publikimi i programeve dhe masave për mbrojtjen e mjedisit.

4. Njoftimi i publikut për gjendjen e mjedisit dhe për veprimtaritë vendore, subjekte të vlerësimit të ndikimit në mjedis.

5. Nxitja dhe mbështetja e veprimtarive të organizatave jofitimprurëse për mjedisin.

6. Përcaktimi i vendeve të grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave prodhuese dhe jetësore, në përputhje me kriteret mjedisore dhe planet e zhvillimit.

7. Organizimi i depozitimit të mbetjeve dhe lëndëve të rrezikshme dhe ruajtja e zonave të gjelbra në qendrat qytetëse dhe rreth tyre.

8. Administrimi i mbeturinave qytetëse, impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura dhe mbeturinave të ngurta.9. Disiplinimi transportit dhe ndërtimeve qytetëse.Për më shumë kliko:

SHARE