ATRAKSIONE TË SPIKATURA TURISTIKE TË QARKUT

409
Kalaja e Shkodrës

Kalaja e Shkodrës ndodhet në hyrjen jugore të qytetit, në një pozicion strategjik, rrethuar nga lumenjtë Buna, Drini dhe Kiri. Muret rrethuese janë 880 m të gjatë dhe rrethojnë një sipërfaqe prej 35.000 m2. Është kalaja më e madhe në Shqipëri dhe ndër më të mëdhatë në Ballkan. Në këtë kala 2400-vjeçare takojmë gjurmët e periudhës klasike, të mesjetës e deri të shekullit të kaluar. Në fortifikimet dhe objektet e tjera ndërtimore ruhen edhe sot gjurmë antike, mesjetare e deri në ato të periudhës së Bushatllinjve. Në objektet e vizitueshme përveç sistemit fortifikues mund të përmenden kisha e Shën Stefanit e kthyer më pas në xhami, kapitaneria, burgu, saranxhat dhe daljet sekrete. Nga muret e saj mund të soditen pamjet madhështore e piktoreske të qytetit, të liqenit të Shkodrës dhe lumenjve të Drinit, Bunës dhe Kirit.

 

Muzeu Historik

Muzeu Historik i Shkodrës gjendet në një banesë karakteristike shkodrane të shekullit të XVIII që quhet shtëpia e Oso Kukës. Muzeu është i ndarë në tre sektorë, sektorin e Arkeologjisë, të Historisë dhe të Etnografisë. Fondi arkeologjik i Muzeut përmban rreth 500 objekte që përfaqësojnë të gjitha periudhat historike, nga Neoliti (6000 vjet p.e.s.) deri në Mesjetën e vonë (shek.XVI). Sektori i Historisë përmban arkivin dokumentar dhe relikte të karakterit historik. Pjesë e Arkivit është edhe filmoteka me mbi 3000 materiale të filmuara si dhe fonoteka. Në këtë Muze ruhet dhe një koleksion me objekte të artit të pikturës e skulpturës (105 punime). Fondi i objekteve historike të Muzeut përbëhet nga 4 koleksione kryesore që dokumentojnë periudhën nga shek. XV deri më sot, koleksioni i armëve, koleksioni i relikteve, koleksioni i vulave dhe koleksioni numizmatik. Sektori i Etnografisë ka një fond prej rreth 1500 objektesh që u përkasin shek. XVIII -XX. Ato janë prodhime artizanale të qytetit të Shkodrës e zonave gjeo-etnografike të pellgut të tij, Dukagjinit, M. Madhe, Shllakut, Postrribës, Zadrimës, Anamalit, Krajës si dhe të krahinave të Pukës e të Mirditës.

 

Fototeka “Marubbi”

Është një ndër vlerat më të paçmueshme që mban sot rajoni i Shkodrës për sa i përket trashëgimisë kulturore. Fototeka ka një fond prej gati 400.000 negativësh nga fotografia e parë (Hamza Kazazi, 1858) dhe deri në vitet 70-të të shekullit të kaluar. Rreth gjysma e fondit që është edhe pjesa më e rëndësishme dhe me vlerë përbëhet nga fondi i familjes Marubbi duke filluar nga Pietro Marubbi (1834-1903) me origjinë nga Piacenza (Itali) i ardhur si azilant politik në Shkodër, Kel Marubbi (1870-1940) dhe brezi i tretë, djali i Kelit, Gegë Marubi. Pjesa tjetër e fondit që përbën edhe gati gjysmën e tij përbëhet nga fondet e familjeve të fotografëve Pici, Rraboshta, Jakova e Nënshati. Vlen të theksohet se secili prej këtyre fotografëve kishte krijuar profilin e vet të fotografit artist. Fototeka “Marubbi” ruan përveç negativ ëve edhe regjistrat origjinalë, që nga viti 1918, ku janë të regjistruar me saktësi emrat e personave e grup-personave si dhe datat e sakta të fotografimit. Me vlera të veçanta muzeale janë edhe objektet e materialet e përdorura nga familja MARUBBI dhe fotografët e tjerë në studiot e tyre.

Liqeni i Shkodrës

Ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë dhe është pjesë e kufirit të Shqipërisë me Malin e Zi. Me një lartësi mesatare 4.5 m mbi nivelin e detit ai është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit me një sipërfaqe prej 368 km2 nga të cilat 149 km2 përfshihen brenda territorit të Shqipërisë dhe pjesa tjetër në Malin e Zi. Liqeni i Shkodrës përfaqëson rrjetin më të madh të ujërave të ëmbla në Mesdhe. Liqeni ka florë dhe faunë mjaft të pasur ku gjenden rreth 65 lloje peshku, 240 lloje shpendësh dhe mbi 800 lloje bimësh. Liqeni është një burim vlerash klimaterike. Klima e tij është mjaft e shëndetshme. Liqeni i Shkodrës dhe zona përreth kanë një potencial mjaft t ë lartë për zhvillimin e turizmit. ëmbla në Mesdhe. Liqeni ka florë dhe faunë mjaft të pasur ku gjenden rreth 65 lloje peshku, 240 lloje shpendësh dhe mbi 800 lloje bimësh. Liqeni është një burim vlerash klimaterike. Klima e tij është mjaft e shëndetshme. Liqeni i Shkodrës dhe zona përreth kanë një potencial mjaft të lartë për zhvillimin e turizmit.

 

Plazhi i Velipojës

Zona e Velipojës ndodhet buzë detit Adriatik, 36 km nga qyteti i Shkodrës (rreth 30 minuta me makinë nga qyteti). Është një nga perlat e natyrës shqiptare, ku gërshetohen harmonishëm deti, lumi, mali, ishulli, laguna dhe pylli duke krijuar potenciale të shumta për zhvillimin e një game të gjerë të aktiviteteve turistike. Plazhi i Velipojës ka gjatësi prej 14 km dhe gjerësi mesatare 150 m. Shtrihet nga delta e Bunës deri në rrëzë të malit Maja e Zezë. Plazhi ka rërë të imët të bollshme që ripërtërihet dhe pastrohet nga valët e detit dhe ka një % të lartë të jodit duke mbartur kështu vlera të larta kurative.

 

Thethi

Thethi është i vetmi park kombëtar në rajonin e Shkodrës dhe parku i dytë për nga madhësia në Shqipëri pas parkut kombëtar të Dajtit, me një sipërfaqe prej 2630 ha. Thethi ndodhet në pjesën veriore të komunës së Shalës në lartësinë nga 740-950 mbi nivelin e detit dhe rrethohet nga malet e Alpeve shqiptare me lartësi deri në 2559.4 m. Në Theth gjenden 70 burime uji me një cilësi dhe pastërti për t’u admiruar. Flora dhe fauna e zonës janë mjaft të pasura (1100 lloje bimësh që përbëjnë 1/3 e llojeve të bimëve të vendit). Klima është mesdhetare malore me dimër të ftohtë me dëborë dhe verë të freskët. Thethi është interesant edhe për atraksionet e tij kulturore ku një vend të veçantë zë në Kullat e Ngujimit, karakteristike për zonat e malësive të veriut si dhe veshjet e zonës. Thethi gjendet rreth 65 km nga qyteti i Shkodrës dhe arrihet pas një udhëtimi prej 2 orësh.

ATRAKSIONE TË VEÇANTA TURISTIKE
Qarku Shkodër një zonë që ofron disa lloje të veçanta atraksionesh turistike të cilat janë unike për vendin dhe më gjerë.

Së pari, një atraksion mjaft i veçantë është tregu i punimeve artizanale karakteristike të zonës. Kjo traditë historike e punimeve (të grave) vazhdon të ruhet e të kultivohet dhe sot me punime të dorës të sixhadeve, qilimave, veshjeve e zbukurimeve. Këto produkte po promovohen së fundmi përmes Panairit të Artizanatit që organizohet çdo vit në qytet.
Përmes mbështetjes së organizatave të ndryshme, ky treg është duke u zhvilluar dhe është i arritshëm për turistët që vizitojnë qytetin. Një tjetër veçanti unike e rajonit është bashkëjetesa e mrekullueshme mes komuniteteve fetare. Është ndoshta unike, ose së paku mjaft e rrallë në botë, mundësia për të fotografuar në një fotografi të vetme një xhami, një kishë katolike dhe një kishë ortodokse (në qendër të qytetit në distancë jo më larg se 100 m nga njëra tjetra). Në përgjithësi, oportunitetet për turizëm kulturor dhe ekologjik janë mjaft të veçanta.

Superstruktura turistike e Qarkut
Hotelet në qytetin e Shkodrës ofrojnë mundësi akomodimi mjaft të diversifikuara. Hotelet që ofrojnë kushte të mira dhe çmime nga 30-60 Euro. Përgjithësisht, të tjerët që ofrojnë kushte minimale për akomodim kanë çmim nga 10-20 Euro. Kohët e fundit hotelet kryesore t ë qytetit janë renditur edhe në website-t e rezervimit dhe të agjencive turistike. Hotelet kryesore ofrojnë të gjitha facilitetet moderne të tilla si restorante me kuzhinë tradicionale dhe italiane, bare, salla konferencash, fitness, sauna, pishinë verore, internet, etj. Gjithashtu në qytet funksionon edhe akomodimi në hotele të vogla dhe akomodimi familjar. Kapaciteti i hoteleve të regjistruara është gjithsesi ende i vogël, rreth 300 shtretër.

Superstruktura turistike në zonën e Velipojës është e organizuar kryesisht për pushime familjare me kosto të lirë. Kapaciteti hotelerik është i lartë, rreth 15,000 shtretër. Megjithatë, superstruktura e turizmit është përgjithësisht në një fazë të hershme të zhvillimit dhe nuk ofron kushte të diversifikuara për shtresa të ndryshme turistësh.

Në zonat e tjera dhe sidomos në zonat malore po vihet re një shtim i konsiderueshëm i numrit të shtëpive-bujtina të cilat ofrojnë mundësi akomodimi për pushues-vizitorë të interesuar për të vizituar Alpet Shqiptare. Ekzistenca e tyre është shumë e rëndësishme pasi përbëjnë të vetmen mundësi akomodimi për turistët. Zakonisht këto bujtina ofrojnë fjetjen dhe ushqimin (kryesisht tradicional të zonës) për çmime që variojnë 10-30 euro nata.
Restorantet janë relativisht të shumtë (kryesisht në Shkodër, në Velipojë dhe në zonën rreth liqenit) dhe po ashtu janë edhe mundësitë për të zgjedhur. Kuzhina e ofruar është tradicionale dhe mesdhetare ku mbizotëron në këtë të fundit kuzhina italiane. Çmimet janë mjaft konkurruese, një vakt normal varion në shifrat 10-15 Euro. Restorante të një cilësie shumë të mirë mund të gjenden në Shkodër, në Velipojë, në zonën rreth liqenit, në brigjet e Drinit dhe Bunës dhe gjithashtu edhe në vende të tjera me atraksione turistike.

Transporti për qëllime turizmi është ende i pazhvilluar dhe ofrohet kryesisht me ture të organizuara nga agjensitë turistike. Në Shkodër funksionojnë më tepër se 10 agjenci turistike të cilat ofrojnë vizita, ture dhe paketa turistike. Megjithatë, promocioni dhe vizibiliteti i tyre (p.sh në internet) mbetet ende i limituar.

Shkodra është kryeqendra nga mund të nisë udhëtimi për të vizituar veriperëndimin e Shqipërisë. Brenda qytetit ka disa vende historike për tu vizituar që nga:
o Kalaja e lashtë Rozafa,
o Muze te ndryshëm,
o Shtëpi historike,
o Monumente kulti,
o Institucione të kulturës
Ndërsa në natyrë mund të shkoni në:
o Liqeni i Shkodrës Shirokë-Zogaj-Koplik,
o Bregdeti Adriatik Velipojë, Ishulli Franc Josef,
o Razëm, Tamare, Theth, Boge, Vermosh
o Bjeshkët e Tërbufit

Ky tur ju njeh me zonën veriperëndimore të Shqipërisë, ku qyteti kryesor është Shkodra, i njohur si “kryeqendra e veriut”.
Shkodra është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë, këtë e demonstrojnë ndërtesat e vjetra të banimit, administratës dhe ato te kultit qe ju mund ti vizitoni.
Një nga pikat kryesore të qytetit është kalaja e Rozafës, e cila ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit.

Mund të vizitoni Muzeun Historik, Fototekën Marubi si dhe lagjet me arkitekturë veneciane të Gjuhadolit dhe Serreqit.
Pranë qytetit shtrihet liqeni i Shkodrës, (liqeni më i madh i gadishullit ballkanik), me pikat e Shirokës dhe Zogajt.
Shkodra mund të shërbejë si bazë për të vizituar objekte të tilla natyrore si ishullin e Franc Jozefit në grykëderdhjen e Bunës si dhe plazhin ranor të Velipojës.
Disa kilometra në jug të Shkodrës ndodhet Malësia e Madhe ku mund të vizitoni pikat Turistike të Razmës, Bogës, Thethit dhe Vermoshin.
Në Pukë dhe Fush Arrëz si në asnjë vend tjetër malor gjen atë çka do t’i bënte më të këndshme pushimet e një aventurieri, si: ski tani në dimër, shëtitje në pyll, gjueti, shëtitje me varkë, speleologji, alpinizëm, hipizëm, çiklizëm etj.

Puka mbahet për masivet e mëdhenj të pyjeve, shëtitjet e këndshme e të larmishme mund të realizohen në çdo zonë të Pukës. Gjate qëndrimit turisti ka mundësinë të shëtisë në relievin kodrinor e malor të kësaj zone, që ndërpritet shpesh nga gryka, hone e kanione mahnitëse, pyje të dendura e livadhe, kafshë e shpendë të egra, përrenj, ujëvara e liqene me bukuri të rralla, në Tërbun, Livadh e Kabash. Në sezonin e gjuetisë janë me dhjetëra gjuetarë nga vendi që vijnë për të gjuajtur në Pukë. Vitet e fundit është rritur mjaft edhe prania e gjuetarëve të huaj veçanërisht nga Italia të cilët vijnë të ushtrojnë pasionin për gjuetinë në pyjet dhe malet e Pukës dhe Fush Arrezit

Në Bashkinë e Vaut te Dejës mund te vizitohen shume pika turistike sikur:
 Qendra Muzeore ”Ndre Mjeda”
 Rrënojat e Ipeshkëvisë së Sapës
Vendbanimi i Komanit (Dalmacja e Vjetër)
 Kalaja e Danjës, Vau Dejës
 Qyteti Mesjetar i Sardës (Shurdhahu)
 Kisha e Shën Mërisë, Vau Dejës
 Kisha e Shën Marku
 Kalaja e Sapës
 Varreza e Lashtë e Komanit
 Banesa e Martin Camaj
 Kalaja e Vigut
 Liqeni Vau Dejës
 Liqeni i Komanit

10 ARSYE PËR TË VIZITUAR QARKUN SHKODER!
o 1. Për larminë e atraksioneve turistike;
o 2. Për larminë e peizazheve;
o 3. Për çmimet konkurruese;
o 4. Për larminë e aktiviteteve që mund të zhvillohen;
o 5. Për historinë;
o 6. Për mikpritjen;
o 7. Për kuzhinën;
o 8. Për muzikën;
o 9. Për pozitën gjeografike;
o 10. Për të vizituar qendrën historikisht më të rëndësishme të Veriut të Shqipërisë.

SHARE