Velipoje 28 Nentor 2019 ora 22:30

263

Jane çelur ambientet e Hotel London ne Velipoje per te pritur familjet qe kane humbur banesat e tyre nga demtimet e termetit te 26 Nentorit. Nje koordinim ne mes Kryetareve te Qarqeve Shkodër dhe Durrës zoterinjve Hilmi Lakti dhe Alfred Mullaraj, kanë mbeshtetur iniciativën e bisnesmenit Zyhdi Dani i cili duke pare në vend situaten e krijuar në rajonin e Durresit ka ftuar dhe njekohesisht kane organizuar ardhjen per tu akomoduar prane Hotel London ne Velipoje, te rreth 50 personave qe do shoqerohen ne ditet e neserme dhe me ardhjen e 100 personave te tjere.

 

I kam ftuar per te ndare se bashku keto dite te veshtira thote zoti Dani. Do mundohem ti krijojme kushte normale jetese si nje familje e madhe dhe ti perballojme se bashku keto momente. Ambjentet e pritjes do jene krejtesisht te gatshme dhe me personel dhe pa asnje interes ne dispozicion te familjareve te ardhur nga Durresi, ne saje bujarise se ketij bisnesmeni, familjes dhe stafit te tij te gatshem per ta dhene pa kursim kete mbeshtetje. Shpresojme qe ketij sensibiliteti ti bashkohen edhe aktore te tjere qe Shkodres nuk i mungon.

Kryetari Lakti falenderoj mikpritesin shkodran dhe uroj qe te kete dhe sensibilizime te tjera ne qarkun e Shkodër.

 

SHARE