Konstituohet Këshilli i Qarkut Shkodër

45

Zoti Hilmi Lakti, Kryetar i Këshillit
Shkodër 8 Tetor 2019
Në mjediset e Prefekturës së Qarkut Shkodër, është bërë konstituimi i Këshillit të Qarkut. Pas votimit të anëtarëve të këtij këshilli, Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër, u zgjodh zoti Hilmi Lakti. Zoti Lakti vjen në këtë detyre nga angazhimet e tij në sektorin privat, pas daljes në lirim si ushtarak. Me marrjen e kësaj përgjegjësie, zoti Lakti theksoj – “Se do angazhohem maksimalisht, që në këtë funksion, të bëj më të mirën për të gjithë qytetarët e qarkut Shkodër, duke fuqizuar marrëdhëniet ndërmjet organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve të qeverisjes qendrore dhe duke i bazuar ato në parimet e konsultimit dhe të bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, si dhe do konsultohem me grupet e interesit për të kuptuar sa më mirë dhe në kohë, nevojat për ndërhyrje efikase”.