KËSHILLI I QARKUT IFTAR ME GRA DHE VAJZA

69

Kryetarja e këshillit të qarkut Shkodër Greta Bardeli në muajin e madhërueshëm të Ramazanit ka shtruar një iftar tek medreseja e vajzave “Haxhi Sheh Shamia” në qytetin e Shkodrës. Në këtë iftar të ftuara ishin gra dhe vajza besimtare muslimane

Arben Halluni si përfaqësues i myftinisë Shkodër dhe drejtori i medresesë së vajzave Kujtim Dervishi falenderuan kryetaren e këshillit të qarkut Greta Bardeli për këtë iftar të shtruar nga ana e saj

Gjatë iftarit gratë dhe vajzat e pranishme bashkë me autoritetet dhe përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme patën mundësi të bashkëbisedojnë dhe të ndajnë mendimet e të japin mesazhet e tyre për muajin e madhërueshëm të Ramazanit.