Mblidhen në Bruksel Miqtë për strategjinë EUSAIR

23

Ditën e djeshme me 17 Maj 2018, në sallën Altiero Spinelli të Parlamentit Evropian u zhvillua një takim i përbashkët me Miqtë e EUSAIR dhe Task Forca Adriatiko-Joniane organizuar nga CPMR, Konferenca e Rajoneve Detare Periferike ku aderojnë bashku rreth 160 Qarqe nga 25 shtete të Bashkimi Evropian dhe më gjerë. Në takim kishte shumë përfaqësues nga qarqet që janë të interesuara për mbarëvajtjen dhe funksionimin operativ të strategjisë EUSAIR (strategjia për zhvillimin e zonës Adriatiko-Joniane) nga Italia, Greqia, Kroacia si dhe deputete te Parlamentit evropian nga këto vende.

Takimi u drejtua nga eurodeputeti Ivan Jakovcic ish-president i Eurorajonit Adriatiko-Jonian dhe Sekretaria e përgjithshme e CPMR Eleni Marianou, te cilët e kishin orientuar diskutimet tek bashkëpunimi i domosdoshëm ndërmjet të gjithë aktorëve të interesuar të zonës për të bërë sa më aktiv zbatimin e strategjisë EUSAIR të aprovuar nga Bashkimi Europian si dhe përfshirjen e kësaj strategjie në programet ekonomike të mbështetura nga BE.

Në këtë takim ishte ftuar dhe mori pjesë dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër zonja Greta Bardeli, si zëvendës Presidente e kësaj Task Force, e cila në fjalën e saj ndër të tjera tha: “aktualisht strategjia po mbështetet vetëm me Fondet strukturore të çdo vendi anëtar, investimet evropiane, si edhe instrumenti i ndihmës për anëtarësim (IPA) për vendet që nuk i përkasin Bashkimit Europian. Ka nevojë për me shume mbështetje pasi një pjesë të zonës sonë EUSAIR, është pothuajse plotësisht zbuluar nga mundësitë që ofrojnë programet evropiane”.

Konkretisht ajo i propozoj miqve të EUSAIR dhe CPMR organizimin dy seminareve në Shqipëri, me pjesëmarrjen e institucioneve shqiptare atyre të vendeve kufitare dhe me tej, brenda këtij fund viti; si dhe krijimin i një skuadre të ekspertëve për Ballkanin në komunikim të drejtpërdrejtë me ekspertët e CPMR dhe aktore të tjerë te angazhuar. Këto dy propozime u miratuan nga te gjithë të pranishmit. Po ashtu u vendos që zonja Bardeli të jetë reportere për nxitjen e aderimit dhe bashkëpunimit të qarqeve dhe enteve lokale në Ballkan për një përfshirje sa më të mirë në zbatimin e strategjisë EUSAIR në këtë zonë.