Ditëlindja e Nënë, Shën Terezës

22

Nënë, Shën Tereza e Kalkutës u lind si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu në Shkup me 26 gusht 1910. E njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës, Misionare e Bamirësisë, ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptare. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë, Shën Tereza e Kalkutës u lind si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu në Shkup me 26 gusht 1910. E njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës, Misionare e Bamirësisë, ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptare. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që vdesin nga Hiv-Aids, gërbula dhe tuberkulozi; ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Nënë, Shën Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes dhe 1979 Çmimi Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për tu kanonizuar në shenjtore, asaj duhej ti njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanunizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016. Edhe në Shkodër që nga ardhjet e para, së bashku me motrat e saj, ka çelur misionin tepër human e bamirës ndaj njerëzve në nevojë të cilëve u shërbehet me shumë përkushtim e dashuri. Ndaj gjithnjë i jemi mirënjohës, e kujtojmë e ta falënderojmë për mirësinë që kudo dhuroj edhe sot në këtë përvjetor ditëlindjeje të Saj, Nënë, Shën Terezën. Këshilli i Qarkut Shkodër

 

 

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakE hëne 19.06.2017
Artikulli tjetër29 Gusht 2017