E hëne 19.06.2017

6

Tituj nderi djemve të Hotit Këshilli i Qarkut Shkodër me date 19.06.2017 në ambientet e Restorant “Mirelit” në Malësinë e Madhe, organizoj një aktivitet te titulluar Lavdi djemve të Hotit për dorëzimin e titujve vendor “Nderi i Qarkut” dy djemve nga Mali i Jushit, të vrarë në kufi në fund të vitit 1989, Dodë Frano Gjerkaj dhe Gjon Mark Kumllakut.

Tituj nderi djemve të Hotit Këshilli i Qarkut Shkodër me date 19.06.2017 në ambientet e Restorant “Mirelit” në Malësinë e Madhe, organizoj një aktivitet te titulluar Lavdi djemve të Hotit për dorëzimin e titujve vendor “Nderi i Qarkut” dy djemve nga Mali i Jushit, të vrarë në kufi në fund të vitit 1989, Dodë Frano Gjerkaj dhe Gjon Mark Kumllakut. Të pranishëm ishin përfaqësues Unionit Mbarëkombëtar te të Persekutuarve Politike të Malësisë së Madhe dhe Shoqatës Trashëgimtarëve te të Pushkatuarve Politike Malësi e Madhe, të afërmit e djemve të vrarë. Aktiviteti u hap me fjalën e Kryetares së Qarkut Shkodër Greta Bardeli (Gjoni) e cila i dorëzoj titujt e nderit. Në vazhdim fjala e plotë e Kryetares Bardeli Gjoni me kete rast: Dodë Frano Gjerkaj 22 vjeç dhe Gjon Mark Kumllaku 26 vjeç, ishin nga fshati Hotën i Malit të Jushit. Të dy këta të rinj vivin nga familje të varfra të zonës dhe kishin probleme ekonomike e shëndëtsore. U thirrën në aksion por ato vendosën të iknin nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Por për fatin e tyre të keq kur po kalonin kufirin mes lumit Buna, me 25 Gusht 1989, ndodhi tragjedia… Edhe pse ishin të pa armatosur dhe nuk shfaqnin asnjë rrezik, ata u qëlluan pa mëshirë dhe barbarisht nga dora e diktaturës komuniste për të ndërprerë aty ëndrrën e tyre për një jetë më të mirë, e të lirë. Nuk përfundoj me kaq kjo skenë por trupat e tyre të lidhur me tela me gjemba u shëtitën në të gjithë zonën për të terrorizuar banorët e Velipojës, Torovicës, Bushatit, Mjedës, Vrakës e Oblikës sikurse dhe banoret e lagjeve të qytetit të Shkodrës. Çfarë kishin bërë Doda dhe Gjoni… asgjë vetëm se kerkonin një jetë më të mirë e jo në rrethim…, e donin shumë punën dhe lirinë…, sepse i kishin rrezistuar gjatë persekutimit komunist dhe ishin raskapitur shpejt prej tij…. Me aktin e tyre shumë shpejt në fillim të viteve 90, ata u bënë shembull ndërgjegjësimi për gjithë qytetaret shqiptare se fëtyra e vertetë e sistemit diktatorial mohonte dhe shkelte të drejtat themelore të njeriut dhe i përdhoste ato ndaj dhe duhej ndryshuar gjithçka. Ato zgjuan urrejtjen mbarë popullore ndaj asaj tiranie ku qyetaret Shqiptarë i dhanë hov një dimensioni tjetër njerëzor, ku paqja, liria dhe respektimi i të drejtave të individit, janë themelet e një shteti të vërtetë demokratik. Akti i tyre u vlerësua lart nga Këshilli i Qarkut Shkodër, sepse ky moment… kjo sakrificë e Dodës dhe e Gjonit dhe e shumë të tjerëve që sakrifikuan jetën e tyre për liri dhe demokraci, ishin kontribute të veçanta për zhvillimet demokratike në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë.-