13.01.2017

20

Këshilli i Qarkut të Shkodrës, ka zhvilluar një mbledhje jashtë radhe, në kuadër edhe të masave për menaxhimin e situatës së borës dhe ngricave në të gjithe territorin e ketij Qarkut.

Këshilli i Qarkut të Shkodrës, ka zhvilluar një mbledhje jashtë radhe, në kuadër edhe të masave për menaxhimin e situatës së borës dhe ngricave në të gjithe territorin e ketij Qarkut. Gjatë kësaj mbledhje të drejtuar nga Kryetarja e Qarkut Greta Bardeli Gjoni, kryetaret e bashkive te ketij qarku, kane paraqitur situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në të gjithë territorin e Bashkive ku ato drejtojne, puna e bërë dhe vështërsitë që kanë hasur si dhe pregatitjet per rezerva te tjera, duke qene te vetdijshëm se jemi vetëm në fillim të stinës së dimrit. Pas shqyrtimit të problematikave të shfaqura në të pesë bashkite e Qarkut të Shkodrës, Këshilli i Qarkut në mbledhjen e zhvilluar, ka miratuar nje fond emergjence i cila do të shkojë për shërbime ndaj të banorëve te prekur nga kjo situate e krijuar nga Debora dhe ngricat. Ky fond është një ndihmesë që Keshilli i Qarkut Shkodër i jep banorëve të cilët po përballën çdo ditë me keto kushte klimatike aspak normale, me borë, ngrica, e temperatura te uleta si asnjehere. Ndërkohë që gjatë kësaj mbledhje bashkite kane raportuar edhe ne lidhje me situaten e zhbllokimit të rrugëve në zonat problematike. Kjo është një ndihmë direkte që shkon për banorët e qarkut të Shkodrës të cilët prej ditësh po përballen me reshje dëbore, nderkohe që Këshilli i Qarkut të Shkodrës falë këtij fondi synon të zbusë situatë e krijuar nga dëbora.