Vendim Nr.46. Datë 23/12/2016

16

Mbi Miratimin e Përqindjes së Shpërblimit Mujor të Anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Qarkut Shkodër për Vitin 2017

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në  mbledhjen e datës 23/12/2016, pasi shqyrtoi materialin e përgatitur nga zyrtarët e administratës së  Këshillit të  Qarkut Shkodër “Mbi Miratimin e Përqindjes së Shpërblimit Mujor të Anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Qarkut Shkodër për Vitin 2017”, bazuar në: Ligjin Nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, përkatësisht në  Nenin 77  gërma ç); Miratuar me 13 vota pro.

 

VENDOSI:

 

  1. Të miratojë shpërblimin mujor të Anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Qarkut Shkodër, për Vitin 2017, do të jetë 10 % e pagës së Kryetares së Këshillit të Qarkut Shkodër.
  2. Burimi  financiar do jetë  transferta e pakushtëzuar e vitit 2017, sipas buxhetit të detajuar të Vitit 2017.
  3. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.
  4. Ky vendim hyn në fuqi 10 dite pas miratimit të tij.

     Miratuar në datën 23/12/2016

     Shpallur në datën 30/12/2016

 

         Sekretar i Këshillit                                                            K R Y E T A R I

                  Gjon MARKU                                                                 Greta BARDELI