Vendim Nr. 45 , Datë 23/ 12/2016

59

Për Strukturën Organizative të Administratës së Këshillit të  Qarkut Shkodër

Këshilli i Qarkut Shkodër, në  mbledhjen e Datës 23.12. 2016, pasi shqyrtoi materialin e përgatitur nga zyrtarët e administratës së  Këshillit të  Qarkut Shkodër “Për Strukturën Organizative të  Administratës së  Këshillit të  Qarkut Shkodër”, bazuar në: Ligjin Nr.139/2015, Datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore, përkatësisht në  Nenin 8, pika 2) dhe Nenin 77, gërma ç); Ligjin Nr. 152/2013 ‘Për Nëpunësin Civil” (i ndryshuar); Ligjin Nr.7961, Datë  12.07.1995 “Kodi i Punës në  Republikën e Shqipërisë ” (i ndryshuar); Ligjin Nr. ____2016, ”Për buxhetin e Vitit 2017”; VKM-në Nr.165 Datë 02.03.2016 ”Për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativ të njësive të vëtëqeverisjes vendore”; Vendimin Nr. 142, Datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura”, pas diskutimit nga anëtarët,miratohet me 13 vota pro

 

VENDOSI:

1.      Të miratojë Strukturën Organizative   Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër për Vitin 2017 me gjithsejt 13 (trembëdhjetë ) persona, 3 (tre) të  zgjedhur dhe 10 (dhjetë ) personel administrativ.

2.      Burimet financiare do jenë  transferta e pakushtëzuar, sipas detajimit të  Buxhetit të  Vitit 2017.

3.      Struktura e pagave për Administratën e Këshillit të Qarkut Shkodër për Vitin 2017, do të jetë sipas tabelës bashkangjitur.

4.      Efektet financiare do të fillojnë nga Data 01.01.2017.

5.      Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.

     Miratuar në datën 23/12/2016

     Shpallur në datën 30/12/2016

 

         Sekretar i Këshillit                                                            K R Y E T A R I

                  Gjon MARKU                                                                 Greta BARDELI

                                                                      

1)    KRYETARJA

2)    N/KRYETARI

3)    SEKRETARI I QARKUT SHKODËR

4)    Këshilltar  për  Marrëdheniet  me Jashtë )

A.   DREJTORIA  E  ZHVILLIMIT  EKONOMIK  DHE  STRATEGJIK

I-                  Sektori i Shërbimeve të Brëndshme, Prokurimeve dhe Projekteve

1.     Përgjegjës Sektori

2.     Specialist – Sektori i Hartimit të Projekteve

3.     Specialist – Sektori i Transportit dhe i Shërbimeve të Brëndshme

4.     Punonjës i Funksioneve mbështetëse dhe Operative

II-              Sektori Juridik, i burimeve njerëzore, Informacionit zhvillimit Social  e Territorial.

5.     Përgjegjës Sektori

6.     Specialist – Sektori i Planifikimit dhe Zhvillimit Territorial

7.     Specialist – Sektori i Planifikimit dhe Zhvillimit Social

8.     Specialist i Komunikimit dhe Informacionit (punonjës, sipas Kodit të punës)

13 PERSONA – 3 TË ZGJEDHUR / POLITIK &10 PERSONEL ADMINISTRATIV