V E N D I M Nr. 44. Datë 23.12.2016

16

“Mbi miratimin e paketës fiskale të vitit 2017 per  Këshillin e Qarkut Shkodër”

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 23.12.2016, pasi dëgjoj materialin e paraqitur nga Drejtoria e  Zhvillimit Ekonomik , “Mbi  miratimin e paketës fiskale të vitit 2017, për Këshillin  e Qarkut Shkodër”, Bazuar në Ligjin nr.9632 datë 30.10.2006, Për sistemin e taksave Vendore”, i ndryshuar, bazuar në Ligjin nr.139/2015, neni 77, “Për vetëqeverisjen vendore”,nenin 54,55 të ligjit nr.107/2014”Për planifikimin dhe Zhvillimin e territorit”,Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008“Për menaxhimin e  sistemit  buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin nr.____dt.________201_“Per Buxhetin e Vitit 2017”, pas diskutimit nga anëtarët, miratohet me 13 vota pro.

                                                             V E N D O S I :

 

1-Të miratojë këto Taksa e Tarifa  Shërbimesh  në Këshillin e Qarkut  Shkodër , për shërbimet që do të kryhen ndaj të tretëve për vitin 2017, si më poshtë:

 

I

Sektori  i Planifikimit dhe zhvillimit territorial

       Tarifa (lekë)

1

Nxjerrje e dokumenteve arshivore

600

2

Konfirmim harta pronësie, viti  1962-1981.

500

3

Printim i hartave , format A 0

4 000

4

Printim i hartave , format A 1

2 000

5

Printim i hartave , format A 2

1 000

II

Drejtoria e Sherbimeve juridike  dhe e projekteve

 

1

Libër udhëtimi.                                                                              

5 000

2

Licence për transport mallrash për të tretë dhe qera (komunat) .

40 000

3

Çertifikatë transport mallrash për të trete dhe qera(komunat).         

100 L/Kap/Ton

4

Autorizim i perkohshem 1-mujor.                                                  

2 000

5

Nxjerrje dokumente  arshivore

500

       

 

2- Kuota e Antarësisë që Bashkite e qarkut Shkodër i financojnë Këshillit të Qarkut Shkoder për vitn 2017,   do të miratohet dhe përfshihet në buxhetin e vitit 2017, pas miratimit të kësaj kuote në këshillat e bashkive respektive. 

 

3-Për zbatimin e këtij Vendimi  ngarkohen  të gjitha Zyrat që ofrojnë keto shërbime .

 

4-  Ky vendim hyn  në fuqi 10 dite pas shpalljes së tij.

     Miratuar në datën 23/12/2016

     Shpallur në datën 30/12/2016

 

 

         Sekretar i Këshillit                                                            K R Y E T A R I

 

           Gjon MARKU                                                                 Greta BARDELI

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak17/12/2016
Artikulli tjetërVendim Nr. 45 , Datë 23/ 12/2016