Date 17.12.2016

42

Simpoziumi shkencor “Islam Dizdari  mesuesi, studiuesi, drejtuesi“.

Simpoziumi shkencor “Islam Dizdari  mesuesi, studiuesi, drejtuesi“. Diten e Shtune me date 17.12.2016 u zhvillua ne ambjentet e Hotel Colosseo ne Shkoder Simpoziumi shkencor “Islam Dizdari  mesuesi, studiuesi, drejtuesi“
Ky aktivitet i organizuar nga Mederseja “Haxhi Sheh Shamia“ ne kuader te 25 vjetorit te hapjes se saj ne qytetin e Shkodres zhvilloi diten e sotme simpoziumin shkencor dedikuar kontributit dhe vepres se Profesor Islam Dizdarit ne fushen e arsimit si mesues dhe me pas si Profesor Gjuhes dhe Letersise prane Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi“. Kontributi i tij eshte i spikatur gjithashtu ne fushen e botimeve, studimeve ne fushen e gjuhes dhe letersise dhe studimeve ne lidhje me kulturen islame .
Ne fjalen e saj pershendetese  Kryetarja e Keshillit te Qarkut Shkoder Znj. Greta Bardeli vleresoi kontributin e cmuar te Profesor Islam Dizdarit si perfaqesues i nje brezi te palodhur mesuesish dhe pedagogesh qe kane dhene nje kontribut te gjate dhe qe i kane kushtuar jeten e tyre aktive arsimit dhe studimeve per te edukuar breza te tere me ndjenjen e dashurise per gjuhen dhe letersine shqipe, atdheun dhe Zotin duke formesuar keshtu individe te denje per progres dhe dituri.
Gjithashtu Znj. Bardeli vuri ne dukje se nje jete e perkushtuar ndaj arsimit, studimeve dhe botimeve sic eshte ajo e Prof. Dizdarit na frymezon te gjitheve te ecim ne gjurmet e ketyre shembujve te cilet e deshen arsimin dhe zhvillimin dhe nuk rreshten asnjehere se kontribuari per  edukimin e shoqerise dhe brumosjen e saj me vlerat me te larta humane.
Pjesemarresit ne kete aktivitet mbajten kumtesat e tyre per vepren dhe jeten e Profesor Islam Dizdarit.  Drejtori i Medresese “Haxhi Sheh Shamia“ Kujtim Dervishi pershendeti pjesemarresit dhe vleresoi kontributin e shquar te prof. Dizdarit si nje nder pioneret e arsimit ne qytetin e Shkodres dhe si nder mesuesit e pare qe kontribuan ne ngritjen e Medresese pas vitit 1990 ne hartimin e programeve arsimore me nje vizion modern .  Kumtesat ne lidhje me jeten dhe vepren e Prof. Islam Dizdarit u mabjten nga Prof. Vehbi Hoti, autori i disa librave Z. Nexhmedin Bushati, Prof. Dr.. Mahir Hoti, Z. Arben Halluni perfaqesues i Myftinise Shkoder, Z. Adnan Muka etj.
Te pranishem ne aktivitet ishin gjithastu edhe personalitete publike si Z. Fuat Vjerdha-Kryetar i Gjykates se Apelit Shkoder, Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi“ Z. Adem Bekteshi, Drejtori i Shoqates “Istanbul“, Profesore dhe akademike te Universitetit, mesues, te aferm, miq dhe qytetare.