17 Nëntor 2016

40

Konferencë në kuadër të Projektit 4 Pillars Këshilli i Qarkut Shkodër organizoi me datë 17 Nëntor 2016,

17 Nëntor 2016 Konferencë në kuadër të Projektit 4 Pillars Këshilli i Qarkut Shkodër organizoi me datë 17 Nëntor 2016, Konferencën Ndërkombëtare me temë “Zhvillimi i qëndrueshëm në një mjedis të pastër, mundësitë dhe aftësitë për të krijuar një bashkëpunim agro-industrial nderkufitar në veri të Shqipërisë„ Kjo konference zhvillohet në kuadrin e projektit 4PILLARS, përkatësisht Programit IPA Adriatik Bashkëpunimit Ndërkufitar, financuar nga BE, koordinuar dhe moderuar nga Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë zoti Andrea Jakova. Ishin të ftuar nga qarqet partnere në Projekt si RajoniMolise, Rajoni Emilia Romagna, Universiteti i Ljubjanes, Kroacia e Mali i zi Komuna Podgoricë e Ulqin, Lezhe etj. Gjithashtu në Panel ishin të figura të tjera ndërkombëtare si Ish Presidenti i Autoriteve Rajonale në Keshillin e Europës Giovanno Di Stasi, Ish ministri i Jashtëm i Italisë Famiano Cruccianelli, Sekretari i pergjithshem i Eurorajonit Adriatiko Jonian Francesco Cocco, Sekretaria e Pergjithshme e CPMR Eleni Marianou, kryetarja e Bashkise Voltana Ademi etj. Kryetarja e Qarkut Shkodër zonja Greta Bardeli Gjoni në fjalën e saj tha: “Zhvillimet e fundit në Eurorajonin Adriatiko Jonian pas miratimit të Strategjisë EUSAIR kanë intensifikuar mardhënjet midis vendeve partnere dhe kanë nxitur interesin e organizmave dhe enteve të ndryshme që veprojnë në këto vende. Në këtë konferencë do të diskutojmë mbi aktivitete dhe projekte të ardhshme mes vendeve të këtij rajoni për zhvillimin e koordinuar të agroturizmit si mjet për zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve Adriatiko Joniane, në kohezion me objektivat e Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko Jonian (EUSAIR) si dhe të ndajë përvoja pozitive dhe sfida në drejtim të qeverisjes vendore. Ndër prioritetet e rëndësishme të përcaktuara në dokumentet strategjike të Këshillit të Qarkut Shkodër për zhvillimin e qëndrueshëm janë turizmi dhe agrobiznesi. Ato mbeten dy prej sektorëve kryesorë të qarkut Shkodër, zhvillimi i të cilëve pashmangshmërisht lidhet me perspektivën e përgjithshme zhvillimore të qarkut. Bujqësia mbetet sektori kryesor që gjeneron të ardhura në zonat rurale, me një potencial për të nxitur gjithashtu edhe industrinë e përpunimit të ushqimeve, por jo vetem. Ajo gjithashtu ndikon në krijimin e vendeve të punës që përbën në vetvehte një sfidë të rëndësishme të shoqërisë sonë. Qarku Shkodër me kushtet e tij klimatike, pozitën gjeografike si dhe traditën shumëvjeçare në sektorin e bujqësisë, ka mundësi potenciale për kultivimin e një shumllojshmërie të produkteve bujqësore. Por a kemi një shfrytëzim të plotë dhe të drejtë të këtyre potencialeve. Krahas përvojave pozitive ky sektor përballet më probleme të ndryshme në mënyrën e prodhimit, organizimit, teknologjisë, marketingut, konkurencës, etj., të cilat parashtrojnë nevojën për rritjen e bashkëpunimin me partner rajonal dhe ndërkombëtar për shkëmbimin e përvojave dhe transferimin e teknologjive dhe metodave të përparuara bashkëkohore. Në konferencën e zhvilluar në muajin prill këtu në Shkodër me temë “Bashkëpunimi Territorial në Makro-Rajonin Adriatico-Jonian” u parashtrua nevoja për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit edhe duke u fokusuar në prodhimin e ushqimit cilësor, me një protagonizëm të fortë të ndërmarrjeve të sektorit bujqësor, me mbështetjen e institucioneve dhe me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve. Në veçanti, u fol për mundësimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive italiane dhe shqiptare që operojnë në sektorin e fruta dhe perimeve në mënyrë që të gjenerojnë mirëqenje në territoret tona.Identifikimi i produkteve më të mira të traditës, certifikimi i cilësisë, marketingut, logjistika, organizimi i ndërmarrjeve bujqësorë mund të jenë përbërësit e tematikave të projekteve që mund të hartohen në kuadrin e këtij bashkëpunimi. Më vjen mirë që në këtë tryezë, përvec Bashkisë Shkodër, që e falenderoj për interesin e treguar që në hapat e para të kësaj nisme, janë edhe Bashkia Lezhë, Komuna Podgoricë si dhe Komuna Ulqin. Qarku Shkodrës duke qenë një rajon kufitar, me një traditë të hershme të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ekonomik por jo vetëm ekonomik, me rajonet e vendeve të tjera dhe aktualisht, një rajon i cili është në fokusin e disa programeve evropiane të bashkëpunimit ndërkufitar, është angazhuar në një proces intensiv përafrimi me instrumentat e BE dhe rezultatet e këtij angazhimi janë konkretizuar në hartimin dhe implementimin e projekteve ndërkufitare sipas standarteve të BE. Në këtë konferencë u diskutua mbi aktivitete dhe projekte të ardhëshme mes vendeve të këtij rajoni për zhvillimin e koordinuar të agroturizmit si mjet për zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve Adriatiko Joniane, në përshtatje me objektivat e Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko Jonian (EUSAIR) si dhe të ndajë përvoja pozitive dhe sfida në drejtim të qeverisjes vendore. Qarku Shkodrës duke qenë një rajon kufitar, me një traditë të hershme të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ekonomik por jo vetëm ekonomik, me rajonet e vendeve të tjera dhe aktualisht, një rajon i cili është në fokusin e disa programeve evropiane të bashkëpunimit ndërkufitar, është angazhuar në një proces intensiv përafrimi me instrumentat e BE dhe rezultatet e këtij angazhimi janë konkretizuar në hartimin dhe implementimin e projekteve ndërkufitare sipas standarteve të BE. Pjesëmarrës në këtë aktivitet janë përfaqësues të organizmave të rëndësishëm ndërkombëtar si Eurorajoni Adriatik Jon, CPMR, Komuna të vendeve fqinje ndërkufitare si dhe institucione të qeverisjes vendore e qendrore të vendit. Po ashtu ne fund të takimit edhe nën Kryetari i Keshillit te qarkut zoti Maxhid Cungu beri një rezume për punimet e kësaj koference. Në sesionin e dytë të këtij aktiviteti u diskutuan për tema specifike si: çështje të përballimit të emergjencave, zhvillimi i turizmit të qendrueshem, sfidat e migracionit, etj.