V E N D I M Nr. 40, Datë 16 / 09 / 2016

68

PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI SHTETËROR TË POSAÇËM

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 16/09/2016, pas shqyrtimit të Relacionit të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, të përgatitur mbi bazën e kërkesës të Z.Mark Pali dhe dokumentacionit shoqërues, në mbështetje të nenit 77 të ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nenit 5 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të VKM-së nr.429, datë 12.09.2002 “Për kushtet e përfitimit, shumën dhe procedurën e dhënies së pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore” i ndryshuar, pas diskutimit nga anëtarët:

 

V E N D O S I :

 

1.      T’i propozojë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Z.Mark Pali, për kontributin e tij   dalluar në rritjen e ekonomisë së vendit, duke punuar në elektrifikimin e zonave malore, si dhe në një sërë veprash të mëdha të vendit.

 

2.      Për zbatimin e këtij Vendimi  ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Projekteve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

3.      Ky vendim hyn  në fuqi 10 (dhjetë) ditë pas shpalljes së tij.

 

Miratuar në datën 16/09/2016

Shpallur në datën 19/09/2016    

 

KRYETARE
Greta BARDELI