V E N D I M Nr. 39, Datë 16 / 09 / 2016

233

PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI SHTETËROR TË POSAÇËM

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e datës 16/09/2016, pas shqyrtimit të Relacionit të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Projekteve të përgatitur mbi bazën e kërkesës të Z.Fiqret Hoxha dhe dokumentacionit shoqërues, në mbështetje të shronjës “ll” të nenit 77 të ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nenit 5 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të pikës 4 të VKM-së nr.429, datë 12.09.2002 “Për kushtet e përfitimit, shumën dhe procedurën e dhënies së pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore” i ndryshuar, pas diskutimit nga anëtarët:

 

V E N D O S I :

 

1.      T’i propozojë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Z.Fiqret Hoxha, për kontributin e tij   çmuar në  fushën e mësimdhënies, si dhe për ndjenjën e lartë humanitare në marëdhënie me nxënësit.

 

2.      Për zbatimin e këtij Vendimi  ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Projekteve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

3.      Ky vendim hyn  në fuqi 10 (dhjetë) ditë pas shpalljes së tij.

 

Miratuar në datën 16/09/2016

Shpallur në datën 19/09/2016

 

K R Y E T A R E

 

Greta BARDELI

SHARE