V E N D I M Nr. 37, Datë 16 / 09 / 2016

237

Mbi  miratimin e marrëveshjes për  zbatimin e projektit BlueNET”,

Thirrja EASME/EMFF/2015/1.2.1.7 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në  mbledhjen e datës 16/09/2016, pasi shqyrtoi materialin e përgatitur nga zyrtarët e administratës së  Këshillit të  Qarkut Shkodër “Mbi miratimin e marrëveshjes për zbatimin e projektit Blue NET – Maritime Clusters Network for Blue Growth “BlueNet”, Thirrja EASME/EMFF/2015/1.2.1.7 , ku Këshilli i Qarkut Shkodër është partner në projekt”, mbështetur në shkronjën “b” të pikës 1.5 të nenit 9 dhe nenin 77 të ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, pas diskutimit nga anëtarët;

 

 

V E N D O S I :

 

  1. Të miratohet marrëveshja e partneritetit për Projektin “BlueNet”e lidhur midis Rajonit  Molise, Itali, Këshillit të Qarkut Shkodër dhe partnerve të tjerë të përfshirë.

 

  1. Të miratohet përdorimi i fondit të akorduar, sipas buxhetit të projektit.

 

  1. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetari i  Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së  tij.

 

Miratuar në datën 16/09/2016

Shpallur në datën 19/09/2016

 

K R Y E T A R E

Greta BARDELI

SHARE