V E N D I M Nr. 35, Datë 16 / 09 / 2016

227

Mbi miratim  fondi per Investim “Rikonstruksion –Asfaltim Rruga e Velidaneve,

 

Fshati Berdicë e Mesme Bashkia Shkodër

 

 

 

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 16/09/2016, pasi shqyrtoi materialin  e paraqitur nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial“Mbi miratim  fondi per Investim “Rikonstruksion –Asfaltim Rruga e Velidaneve, Fshati Berdicë e Mesme Bashkia Shkodër”, bazuar në nenin 77 të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 ”Për vetëqeverisjen vendore,ligjin nr.147/2016 ”Për buxhetin e vitit 2016”, Udhëzimin Plotësues nr.1, datë 15/01/2016 ”Për zbatimin e Buxhetit të vitit 2016”, në nenin 44 të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,  si dhe bazuar në Vendimin e Këshillit të Qarkut Shkodër Shkodër nr.7 datë 30.01.2016 ”Mbi miratimin e buxhetit  të vitit 2016”, pas diskutimit nga anëtarët:

 

 

 

V E N D O S I :

 

 

 

1.      Të miratojë  fondin në shumën 4400000 lekë për investimin “Rikonstruksion –Asfaltim Rruga e Velidaneve”, Fshati Berdicë e Mesme, Bashkia Shkodër.

 

 

 

2.      Të miratohet rishpërndarja e fondit nga Progr.04980, Kap.1, Art.604 ne Progr. 04530, Kap.1, Art. 231 në shumën 4400000 lekë.

 

 

 

3.      Të miratohet ndryshimi në  Rregjistrin e  Parashikimit të Prokurimeve Publike për Këshillin e Qarkut Shkodër për vitin 2016.

 

 

 

4.      Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetarja e  Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

 

 

5.      Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së  tij.

 

 

 

       Miratuar në datën 16/09/2016

 

       Shpallur në datën 19/09/2016

 

 

 

K R Y E T A R E
Greta BARDELI

 

 

 

SHARE