V E N D I M Nr. 34, Datë 16 / 09 / 2016

247

Mbi kontributin financiar për dhurimin e një instrumenti muzikor tradicional Muzeut të

Instrumenteve Muzikore në Bruksel

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 16/09/2016, pasi shqyrtoi materialin  e paraqitur nga zyrtarët e administratës së  Këshillit të  Qarkut Shkodër “Mbi kontributin financiar për dhurimin e një instrumenti muzikor tradicional Muzeut të Instrumenteve Muzikore në Bruksel”, bazuar në  nenin 8, në shkronjën “a” dhe “b” të pikës 1.1 të nenit 9 të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në Shkresën e Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian Bruksel nr.prot.792, datë 13.08.2016 “Mbi dhurimin e një instrumenti muzikor tradicional Muzeut të Instrumenteve Muzikore në Bruksel” pas diskutimit nga anëtarët:

 

V E N D O S I :

 

 

1.      Të miratojë kontributin financiar për dhurimin e një instrumenti muzikor tradicional Muzeut të Instrumenteve Muzikore në Bruksel në shumën 100.000 (njëqind mijë) lekë të reja.

2.      Burimet financiare do të jenë  nga të ardhurat e Këshillit të Qarkut Shkodër.

3.      Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.

4.      Ky vendim hyn në fuqi 10 (dhjetë) ditë pas shpalljes.

 

Miratuar në datën 16/09/2016
Shpallur në datën 19/09/2016

K R Y E T A R E

Greta BARDELI

SHARE