V E N D I M Nr. 33, Datë 16 / 09 / 2016

227

Mbi miratim fondi në kuadër të bashkëpunimit me Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër –Pult

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 16/09/2016, pasi shqyrtoi materialin  e paraqitur nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial “Mbi miratim fondi në kuadër të bashkëpunimit me Arqipeshkëvinë Metropolitane Shkodër–Pult”, bazuar në ligjin  nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjin Nr.139/2015 datë 17.12.2015 ”Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin nr.147/2015 date 17.12.2015 ”Për buxhetin e vitit 2016”, si dhe Vendimit të Këshillit të Qarkut Shkodër nr.1, datë 30.1.2016 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2016”, pas diskutimit nga anëtarët:

 

V E N D O S I :

 

1.      Të miratojë fondin prej 500000 (pesëqind mijë) lekë,  për  bashkëfinancim në kuadër të bashkëpunimit me Arqipeshkëvinë Metropolitane Shkodër–Pult, në kuadrin e organizimit të konferencave historike, shkencore, kulturore, si dhe  Ceremonisë së Lumturimit të 38 martirëve të klerit katolik në Shkodër,  të cilët me vetëmohimin dhe sakrificat e tyre ndaj sistemit komunist, kanë lënë gjurmë të arta në histori për ruajtjen e besimit dhe të dinjitetit kombëtar.

 

2.      Ky fond do të përdoret nga Art 604, Program 04980.

 

3.      Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Kryetarja e Këshillit të qarkut Shkodër.

 

4.      Ky vendim hyn  në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.

 

Miratuar në datën 16/09/2016

Shpallur në datën 19/09/2016

 

K R Y E T A R E
Greta BARDELI

SHARE