13 Shtator 2016

208

Nis viti i ri Shkollor 2016-2017. Si në gjithë vendin tonë dhe në Qarkun e Shkodrës, sot me 13 Shtator 2016, është çelur viti i ri Shkollor 2016-2017.

Nis viti i ri Shkollor 2016-2017. Si në gjithë vendin tonë dhe në Qarkun e Shkodrës, sot me 13 Shtator 2016, është çelur viti i ri Shkollor 2016-2017. Të gjitha shkollat e cikleve të ulëta dhe të mesme, personeli i mësuesve dhe drejtuesve kanë pritur nxënësit e tyre për të rifilluar mësim-nxënien në këtë vit të ri. Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër zonja Greta Bardeli Gjoni ka zgjedhur Medresenë e Vajzave në Shkodër për të uruar të gjitha nxënëset që kanë nisur frekuentimin dhe vazhdimin kësaj shkolle. Gjatë fjalës së saj zonja Bardeli Gjoni, në prani të nxënësve dhe prindërve të tyre, ka vlerësuar shumë nivelin e përgatitjes serioze së nxënësve të kësaj Shkolle si dhe stafin e saj te kualifikuar, pasi vazhdimisht po nxjerr studente të përgatitura. Ajo i ka Uruar sa më shumë suksese nxënësve të kësaj shkolle në rrugën e dijes dhe përgatitjes së tyre për të ardhmen.

SHARE