V E N D I M Nr. 31, Datë 06 / 06 / 2016

212

V E N D I M

 

Nr. 31, Datë  06 / 06 / 2016

 

Mbi  miratimin e marrëveshjes për  zbatimin e projektit 4 PILLARS”, 

në kuadër të programit IPA CBC ADRIATIC

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër “Mbi miratimin e marrëveshjes për zbatimin e projektit For Promoting an Innovative muLti-Level goveRnance System of EUSAIRm“4 PILLARS” në kuadër të programit IPA CBC ADRIATIC, ku Këshilli i Qarkut Shkodër është partner në projekt”,  mbështetur në shkronjën “b” të pikës 1.5 të nenit 9 dhe nenin 77 të ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,  Marrëveshjen Kuadër të firmosur me datë 18.10.2007 në Tiranë në mes Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri “Mbi rregullat për bashkëpunimin në lidhje me asistencën e Komunitetit Evropian për Republikën e Shqipërisë në kuadër të zbatimit të asistencës në instrumentin e para-aderimit IPA”, pas diskutimit nga anëtarët;

 

 

V E N D O S I :

 

  1. Të miratohet marrëveshja e partneritetit për Projektin “4 PILLARS”e lidhur midis Rajonit  Molise, Itali, Këshillit të Qarkut Shkodër dhe partnereve të tjerë të përfshirë.

 

  1. Të miratohet përdorimi i fondit të akorduar, sipas buxhetit të projektit.

 

  1. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetari i  Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së  tij.

K R Y E T A R E
Greta BARDELI

SHARE