V E N D I M Nr. 26, Datë 06 / 06 / 2016

89

V E N D I M

 

Nr. 26, Datë  06 / 06 / 2016

 

PËR DHËNIE STATUSI “DËSHMOR I ATDHEUT”

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pas shqyrtimit të Relacionit të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Projekteve të përgatitur mbi bazën e kërkesës të Shoqatës Patriotike Kulturore Ana e Malit dhe dokumentacionit shoqërues, në mbështetje të ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të nenit 2 “shkronja a” dhe  nenit 5 të ligjit nr.8607, datë 27.04.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.151, datë 25.04.2002 “Për Statusin Dëshmor i Atdheut” i ndryshuar,  pas diskutimit nga anëtarët:

V E N D O S I :

 

1.      T’i propozojë Komisionit Qëndror të Statusit “Dëshmor i Atdheut” pranë Këshillit të Ministrave, dhënien e Statusit “Dëshmorë të Atdheut” patriotëve të Anës së Malit, Shkodër, që dhanë jetën e tyre për liri dhe pavarësi kombëtare në mbrojtjen e Shkodrës nga malazezet në 1912-1913, sipas listës pasqyruar tek Relacioni  bashkangjitur.

 

2.      Për zbatimin e këtij Vendimi  ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Projekteve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

3.      Ky vendim hyn  në fuqi 10 dite pas shpalljes së tij.

 

 

K R Y E T A R E
Greta BARDELI