V E N D I M Nr. 25, Datë 06 / 06 / 2016

65

V E N D I M

 

Nr. 25, Datë  06 / 06 / 2016

 

PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI SHTETËROR TË POSAÇËM

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pas shqyrtimit të Relacionit të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Projekteve të përgatitur mbi bazën e kërkesës të Z.Muhamet Sokoli dhe dokumentacionit shoqërues, në mbështetje të Ligjit Nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nenit 5 të Ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të VKM-së nr.429, datë 12.09.2002 “Për kushtet e përfitimit, shumën dhe procedurën e dhënies së pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore” i ndryshuar, pas diskutimit nga anëtarët:

V E N D O S I :

 

1.      T’i propozojë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror, Mjeshtrit të Sportit Z.Muhamet Sokoli, për kontributin e tij   çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm në sportin e basketbollit.

 

2.      Për zbatimin e këtij Vendimi  ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Projekteve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

3.      Ky vendim hyn  në fuqi 10 (dhjetë) ditë pas shpalljes së tij.

 

K R Y E T A R E
Greta BARDELI