V E N D I M Nr. 23, Datë 06 / 06 / 2016

222

V E N D I M

 

Nr. 23, Datë  06 / 06 / 2016

 

Për përcaktimin e prioriteteve në fushën e zhvillimit ekonomik për vitin 2016

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin  e përgatitur nga Sektori i Projekteve pranë Drejtorisë së Shërbimeve  Juridike dhe Projekteve “Për përcaktimin e prioriteteve në fushën e zhvillimit ekonomik për vitin 2016”,mbështetur në pikën 2 të nenit 110  të ligjit nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse,  ligjin nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe ligjin nr. 147/2015, datë 17.12.2015 ”Për buxhetin e vitit 2016”, pas diskutimit nga anëtarët;

 

 

V E N D O S I :

 

 

1.      Të miratojë listën e projekteve prioritare për fushat e zhvillimit bazuar në dokumentin “Skenaret e zhvillimit nënrajonal në Qarkun Shkodër”.

2.      Projektet prioritare janë:

·                 Vlerësimi, diversifikimi dhe markimi i produkteve të bletës në rajonin e Pukës: 

·        Fuqizimi i potencialit ekonomik të fermerëve përmes ngritjes dhe vënies në funksion të Tregut Rajonal Agro Ushqimor në Stajkë.

·        Promovimi dhe nxitja e turizimit malor Zona Shkrel-Shalë. Promovimi dhe rehabilitimi i zonave arkeologjike dhe krijimi i rrjeteve të biçikletave në zonat malore.

·        Itinerari liqenor dhe gastronomik – Kastrat, Qendër, Koplik, Gruemirë, Postrribe dhe Rrethina.

·                 Rehabilitim i K. Ujites Ferrcoj-Lulaj, Kryezi, Mejdan – Jakaj – Gegaj, Qafemali (Puke-Fushë Arrëz).

·        Mbrojtja e llojeve të rrezikuara të florës dhe habitateve të tyre ne Liqenin e Shkodrës. Disiplinimi i shkarkimit të ujërave nga KUL Zadrime në lumin Drin.

 

3.      Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Sektori i Projekteve pranë Drejtorisë së Shërbimeve  Juridike dhe Projekteve dhe Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social e Territorial.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së  tij.

 

K R Y E T A R E
Greta BARDELI

SHARE