V E N D I M Nr. 22, Datë 06 / 06 / 2016

235

V E N D I M

 

Nr. 22, Datë  06 / 06 / 2016

 

Për përcaktimin e prioriteteve në fushën sociale për vitin 2016

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin e përgatitur nga Sektori i Planifikimit dhe Zhvillimit Social pranëDrejtorisë së  Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial “Për përcaktimin e prioriteteve në fushën sociale për vitin 2016”,  mbështetur në pikën 2 të nenit 110  të ligjit nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse,  ligjin nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,  ligjin nr. 147/2015, datë 17.12.2015 ”Për buxhetin e vitit 2016”, pas diskutimit nga anëtarët;

 

                                                     VENDOSI:                                        

 

1.      Të miratojë listën e projekteve prioritare për fushën sociale.

2.      Projektet prioritare janë:

a.       Trajnimi i psikologëve në shkolla. Buxheti i parashikuar 500.000 lekë.

b.      Dixhitalizimi social. Buxheti i parashikuar 2 000 000 lekë.

3.      Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social e Territorial pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.

4.      Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së  tij. 

 

K R Y E T A R E
Greta BARDELI

SHARE