V E N D I M Nr. 19, Datë 06 / 06 / 2016

243

V E N D I M

 

Nr. 19, Datë  06 / 06 / 2016

 

Mbi  disa ndryshime në buxhetin e vitit 2016 dhe miratim përdorim  fondesh  të vitit 2016

për  Këshillin e Qarkut Shkodër

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin  e

paraqitur nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial Mbi  disa ndryshime në buxhetin e vitit 2016 dhe miratim përdorim  fondesh  të vitit 2016 për  Këshillin e Qarkut Shkodër”, bazuar në nenin 77 të ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 147/2015, datë 17.12.2015 ”Për buxhetin e vitit 2016”, ligjin nr. 10405, datë 24.3.2011 ”Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve“, si dhe Vendimin e Këshillit të Qarkut  Shkoder nr.7 datë 30.01.2016 ”Mbi miratimin e buxhetit të vitt 2016”, pas diskutimit nga anëtarët:

 

 

V E N D O S I :

 

 

  1. Nga fondet e planifikuara të vitit 2016 për Këshillin e Qarkut Shkodër, të miratohen për përdorim fondet;

      a)- Për  Shoqatën e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë;

            Progr.04980.Kap.1  Art 6040000  shuma 600 000 lekë.  

      b)- Për pagesat  e antarësisë  në Organizmat Ndërkombëtare  për vitin 2016. Për ketë të

           bëhet rishpërndarja;

            Shtohet        Progr.04980.Kap.1  Art 6050000  shuma 100 000 lekë

            Pakësohet    Progr.04980.Kap.1  Art 6040000  shuma 100 000 lekë

      c)- Brenda fondit të planifikuar në Art.602,  përkatësisht ”Honorare” , të miratohet pagesa

            e specialistëve për shërbime qe do të kryejnë për Këshillin e Qarkut Shkodër, sipas

            nevojave dhe akteve ligjore në fuqi,  përkatësisht;

Ø  Inxhiniere mekanike, për evidentimin  dhe nevojen e kryerjes se shërbimit për riparimet e automjeteve të institucionit, si dhe vlerësimin e automjeteve, rast pas rasti, sipas nevojave të Autoritetit Kontraktor. Vlera e pagesës  për cdo rast të jetë  5000 lekë.

Ø  Inxhinier  ndërtimi, sipas nevojave dhe kërkesave  të institucionit për kryerje shërbimi  e pjesëmarrje në proçedura prokurimi. Vlera e pagesës, për çdo rast vlerësimi te jetë

7000 lekë.

Ø  Ekspert Rajonal i Medias  dhe Mirëmbajtjes së Rrjeteve Sociale,  sipas nevojave dhe kërkesave, per kryerje shërbimi në aktivitete të institucionit. Vlera e pagesës, për çdo rast shërbimi   te jetë  7000 lekë.

 

  1. Të miratohet rishpërndarja e fondeve në shumën 1500000 (një milion e pesëqind mijë) lekë,  si rezultat i rritjes së nivelit të pagave  dhe  përkatësisht;

Shtohet         Progr.01110 Kap1 Art.600 ne shumën  1 200 000 lekë

Shtohet         Progr.01110 Kap1 Art.601 ne shumën     300 000 lekë

Pakësohet     Progr.04980 Kap1 Art.604 ne shumën  1 500 000 lekë

 

  1. Të miratohet fondi dhe rishpërndarja e fondeve për paisje kompjuterike,  në vlerën 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë, përkatësisht;

 

            Shtohet         Progr.01110.Kap.1  Art 2310000  shuma  350 000 lekë

            Pakësohet     Progr.04980.Kap.5  Art 6040000  shuma  350 000  lekë

 

  1. Të miratohet fondi dhe rishpërndarja e fondeve për blerje Orendi zyre,  në vlerën 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë)  lekë. Për këtë;

            Shtohet         Progr.01110.Kap.1  Art 2310000  shuma 150 000  lekë

            Pakësohet     Progr.04980.Kap.5  Art 6040000  shuma 150 000  lekë

 

  1. Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Kryetarja e  Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

  1. Ky vendim hyn  në fuqi 10 dite pas shpalljes së tij.

K R Y E T A R E
Greta BARDELI

SHARE