V E N D I M Nr. 17, Datë 06 / 06 / 2016

224

V E N D I M

 

Nr. 17, Datë  06 / 06 / 2016

 

Mbi miratimin e shtesës së  paketës fiskale të vitit 2016  për  Këshillin e Qarkut Shkodër

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial Mbi  miratimin e shtesës së  paketës fiskale të vitit 2016 për Këshillin  e Qarkut Shkodër, bazuar në pikën 3 të nenit  38 dhe nenin  77 të ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e  sistemit  buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 147/2015, datë 17.12.2015 ”Për buxhetin e vitit 2016”, Udhëzimin nr.2, datë 06.02.2012 ”Për proçedurat standarte të zbatimit te buxhetit”, Vendimin e Këshillit të Qarkut Shkodër nr.3, datë 30.01.2016 “Mbi miratimin e paketës fiskale të Vitit 2016 për  Këshillin e Qarkut Shkodër”,  pas diskutimit nga anëtarët;

 

                                                             V E N D O S I :

 

1.      Të miratojë kuotat e antarësisë për financimin e buxhetit të KQSH-së për vitin 2016, që  janë miratuar nga këshillat bashkiakë të  Qarkut Shkodër.

 

2.      Kuotat e anëtarësisë, që bashkitë do t’i financojnë Këshillit të Qarkut Shkodër janë përcaktuar,  si më poshtë;

Ø  Bashkia Malësi e Madhe      shuma  4 339 435  lekë

Ø  Bashkia Vau Dejës                shuma  1 000 000  lekë

Ø  Bashkia Fushë Arrëz            shuma     250 000  lekë

Ø  Bashkia Pukë                         shuma       26 000  lekë

                                                                        Totali    5 615 435 lekë

 

3.      Të bëhet shtesa e planit të Buxhetit të vitit 2016, Progr.04980, art.604,  në shumën

5 615 435 (pesë milion e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë mijë e katërqind e tridhjetë e pesë)  lekë për vitin 2016.

 

4.      Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Kryetarja e Këshillit  të Qarkut  Shkodër .

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së  tij.

 

K R Y E T A R E
Greta BARDELI

SHARE