V E N D I M Nr. 16, Datë 06 / 06 / 2016

243

V E N D I M

 

Nr. 16, Datë  06 / 06 / 2016

 

Mbi  numrin dhe pagesat  e punonjësve me kontratë të përkohshme pune për

Këshillin e  Qarkut Shkodër për Vitin 2016

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin  e paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër“Mbi  numrin dhe pagesat  e punonjësve me kontratë të përkohshme pune për Këshillin e  Qarkut Shkodër për Vitin 2016”, mbështetur në pikën  3 të Nenit 4, Nenin 13, pikën 1 të Nenit 78, pikën 2 të Nenit 81, shkronjat  a”, “c” dhe “d”, të pikës 1 dhe pikën 2 të  Nenit 113, Nenin 116 të Ligjit Nr.8417, Datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse; Ligjin nr.7961, Datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë  i ndryshuar; shkronjën “ç  të Nenit 77 , shkronjat  d”,  dh”,  “e” dhe “ë  të Nenit  83 të  Ligjit Nr.139/2015, Datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; si dhe Ligjin Nr. 10405, datë 24.03.2011 ”Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve“, pas diskutimit nga anëtarët:

 

 

V E N D O S I :

 

 

1.      Të miratojë numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme pune, i cili është 7 (shtatë) për Vitin 2016, sipas tabelës që është pasqyruar tek Relacioni bashkëngjitur.

  1. Koha mesatare ditore do të jetë 4 (katër) orë/ditë, pra 50 % të kohës normale të punës, ndërsa niveli i pagave për specialistët dhe punonjësit administrativ, do të jetë i njëjtë me specialistët dhe punonjësit administrativ në administratën e Këshillit të Qarkut Shkodër.
  2. Burimi financiar do të jenë të Ardhurat e Këshillit të Qarkut Shkodër.
  3. Ngarkohet Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
  4. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së  tij.

K R Y E T A R E
Greta BARDELI

SHARE