V E N D I M Nr. 15, Datë 06 / 06 / 2016

245

V E N D I M

 

Nr. 15, Datë  06 / 06 / 2016

 

Mbi  ndryshimin e   pagave të  administratës së Këshillit të Qarkut  Shkodër për vitin 2016

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin  e paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër “Mbi ndryshimin e Pagave të  Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2016”,  mbështetur në pikën 2 të nenit 113 të ligjit nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”me ndryshimet përkatëse, shkronjën “ç të nenit 77 të  ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në VKM-në nr.165 date 02.03.2016 ”Për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve  të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativ të njësive të vëtëqeverisjes vendore”, ligjin nr. 147/2015, datë 17.12.2015 ”Për buxhetin e vitit 2016”, Udhëzimin Plotësues nr.1, datë 15.01.2016 ”Për zbatimin e Buxhetit të vitit 2016”, Vendimin e Këshillit të Qarkut Shkoder nr.4, datë 30.01.2016 ”Mbi strukturën organizative të administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër“, pas diskutimit nga anëtaret :

 

 

V E N D O S I :

 

  1. Të miratohet niveli i  pagave të Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër, sipas strukturës së miratuar  për vitin 2016 me Vendimin e Këshillit të Qarkut nr. 4, datë 30.01.2016, sipas tabelës bashkangjitur.

 

  1. Burimi financiar do të jetë  Transferta e  Pakushtëzuar e  vitit 2016.

 

  1. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

  1. Efektet financiare të vendimit fillojnë nga data 1 shkurt 2016.

 

  1. Ky vendim hyn ne fuqi 10 ditë pas shpalljes së  tij.

K R Y E T A R E
Greta BARDELI

SHARE