V E N D I M Nr. 13, Datë 06 / 06 / 2016

289

V E N D I M

 

Nr. 13, Datë  06 / 06 / 2016

 

Mbi disa ndryshime në Rregulloren e Këshillit të  Qarkut Shkodër

Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e Këshillit të Qarkut Shkodër

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në  mbledhjen e datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin e përgatitur nga Sekretari i Këshillit të Qarkut Shkodër “Mbi disa ndryshime në Rregulloren e Këshillit të Qarkut Shkodër”, bazuar në shkronjën “a” të nenit 77 të ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, pas diskutimit nga anëtarët;

 

 

VENDOSI:

 

1.      Të miratojë ndryshimet në Rregulloren e Këshillit të Qarkut Shkodër “Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e Këshillit të Qarkut Shkodër”.

2.      Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Këshilli i Qarkut Shkodër, Kryetari dhe Sekretari i KQSH-së.

3.      Ky vendim hyn në fuqi 10 (dhjetë) ditë pas shpalljes.

 

 

K R Y E T A R E
Greta BARDELI

SHARE