6 Qershor 2016

39

Zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Qarkut Shkodër Sot në selinë e Këshillit të qarkut Shkodër është zhvilluar mbledhja e radhës e cila mori ne shqyrtim disa relacione dhe projekt vendime të paraqitura nga administrate që kanë të bëjnë me:

Zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Qarkut Shkodër Sot në selinë e Këshillit të qarkut Shkodër është zhvilluar mbledhja e radhës e cila mori ne shqyrtim disa relacione dhe projekt vendime të paraqitura nga administrate që kanë të bëjnë me: Disa ndryshime ne rregulloren e brendshme të këshillit të Qarkut Shkodër dhe atë te administratës. Mbi miratimin e paketës fiskale të vitit 2016, shtese fondi për investim “Rikonstruksion i fasadës së Godinës së këtij këshilli”. Po ashtu u diskutua dhe për përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit ekonomik dhe atyre në fushën sociale për vitin 2016, për miratimin e fondit për bashkëfinancimet në kuadër të bashkëpunimeve me programet e BE si dhe miratimin e kontratës së bashkëpunimit në kuadër të projektit 4 Pillars. Pas diskutimeve të anëtarëve këto vendime u miratuan dhe u kalua në votimin e fshehtë për dhënie tituj nderi, personave të propozuar nga shoqëria civile dhe institucionet lokale. Kryetarja e Institucionit të këshillit të Qarkut Shkodër zonja Greta Bardeli Gjoni, në kuadër të bashkëpunimit ndër-vendor, kërkoi nga Bashkitë paraqitjen e kërkesave, propozimeve të ndryshme për projekte, në varësi të prioriteteve dhe të nevojave të tyre për të gjetur mundësitë e financimeve.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak1-2 Qershor 2016
Artikulli tjetër15 dhe 16 Qershor 2016