PJERIN ASHIKU, “MIRËNJOHJA E QARKUT SHKODËR”

46

Pasditen e 6 majit miqtë e tij e kanë menduar mirë në një natë ndryshe në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, për të kujtuar kontributin dhe aktivitetin kulturor te të Ndjerit Pjerin Ashiku.

Pasditen e 6 majit miqtë e tij e kanë menduar mirë në një natë ndryshe në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, për të kujtuar kontributin dhe aktivitetin kulturor te të Ndjerit Pjerin Ashiku.  Janë kënduar këngët e tij nga emrat më të mëdhenj të muzikës shkodrane, këngë të realizuara nga ky autor. Por në këtë natë muzike në teatrin Migjeni, Këshilli i Qarkut Shkodër i ka akorduar Pjerin Ashikut, pas vdekjes një certifikate mirënjohje që i është dorëzuar familjareve të tij nga Kryetarja e Qarkut Shkodër, në vlerësim të punës së tij krijuese si kantautor, instrumentist e humorist, promovues i talenteve të reja dhe kontribuues në zhvillimin e traditave kulturore të Qarkut Shkodër, citoi zonja Greta Bardeli Gjoni. Pjerin Ashiku lindi në qytetin e Shkodrës me 10 tetor 1926 në një familje të vjetër shkodrane me tradita. Që në moshë të re shijet e Pjerinit anonin nga muzika dhe kënga. Në adoleshence aktivizohet më Ndrek Kaçulinin në orkestrën e tij muzikore. Ai ishte një instrumentist i talentuar në kitarë, fizarmonikë, instrumente të cilat gjatë gjithë jetës do ta shoqëronin në krijimtarinë e tij muzikore. Me krijimin e Estradës së Shkodrës caktohet me orkestrën e saj. Shquhet për shoqërimin muzikor të parodive dhe intermexove. Gjatë kohës që qëndroi në estradë bie në sy një hop cilësor dhe promovimi i talenteve të reja si Zyliha Miloti, Tonin Tërshana e Besnik Çinari etj, të cilët vite më pas u bënë këngëtar dhe aktorë estrade të njohur në gjithë Shqipërinë.