27 Prill 2016

30

Konferenca: Bashkëpunimi territorial në makro-rajonin Adriatiko-Jonian dhe strategjia EUSAIR.  Mundësi, Lidhje dhe Kompeticion.

 

Konferenca: Bashkëpunimi territorial në makro-rajonin Adriatiko-Jonian dhe strategjia EUSAIR.  Mundësi, Lidhje dhe Kompeticion.
Në Hotel Coloseo, ditën e mërkure 27 Prill 2016 u zhvillua një konferencë në kuadër të Projektit AdrGov.  Në fokus ishte impenjimi i të gjithë enteve publike dhe jo vetëm, agjencive te zhvillimit etj,  në nivel rajonal dhe lokal, për të krijuar kushtet e një partneriteti të afërt e të qëndrueshëm në perspektivën e zhvillimit të strategjisë së Bashkimit Evropian për zonën Adriatiko-Joniane. Zhvillimi ekonomiko social i kësaj zone kërkon një qasje të re dhe një dëshirë e vullnet për të realizuar së bashku objektivat të cilat Bashkimi Evropian i rekomandon përmes strategjisë EUSAIR. Ndaj dhe bashkëpunimi territorial në këtë zonë është imperativ, pasi duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë dhe lidhjet, e të hyjmë në kompeticion në programet që sigurojnë mundësinë e financimit të projekteve të përbashkëta për një klimë të re zhvillimi të qëndrueshëm.  Të ftuarit në panel, krahas autoriteteve më të larta lokale e rajonale të qarkut tonë, ishin dhe përfaqësues të institucioneve partnere sikurse, zonja Raffaela Campanati, nga ambasada Italiane në Tiranë, Giovanni di Stassi, Francesco Cocco Sekretar i Përgjithshëm i Eurorajonit, Piercarlo Rossi Profesor i të drejtës Internacionale nga Universiteti i Piemontes, Gaetano Dentamara, Sipërmarrës nga Confindustria Bari, Paolo Rosi nga IUSEFOR që është një agjenci formimi, e krijuar fillimisht për studime evropiane pranë universitetit të Torinos, por që me 2012 është i hapur është për menaxheret lokal, politikanë etj. Ndër të tjera Kryetarja e Këshillit të Qarkut zonja Greta Bardeli tha: “Bashkimi Europian në politikën e zgjerimit i jep rëndësi të veçantë bashkëpunimeve dhe përfshirjes së aktorëve Rajonal e lokal në instrumentet dhe programet zhvilluese. Prandaj është domosdoshmëri krijimi i rrjeteve institucionale të komunikimit dhe bashkëpunimit me organizata dhe institucione Europiane, që ndihmojnë në orientimin sa më koherent të zhvillimit të Rajonit sipas Strategjisë EUSAIR, duke vazhduar procesin e decentralizimit që do mundësojë fuqizimin dhe marrjen e përgjegjësive konkrete në territor duke përfshirë prioritetet e qarkut tonë në planin operativ të zbatimit të kësaj strategjie.” Ndërsa  paneli paraqiti para një auditori të nivelit të lartë, eksperienca të vetë këtyre autoriteteve, që përqendroheshin   në gjetjen e mundësive të përbashkëta  për të lehtësuar sa më shumë  bashkëpunimin territorial që duke afruar institucionet  afrojmë territoret, duke krijuar ide për të projektuar së bashku të ardhmen dhe në këtë kontekst u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Qarkut, Bashkisë Shkodër, Universitetit Shkodër “Luigj Gurakuqi” dhe  IUSEFOR për krijimin e një agjencie formuese me zhvillimet ne BE, programet dhe projektet zhvilluese të tij.

 

 

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak12 Prill 2016
Artikulli tjetër28 Prill 2016