Takim me Ambasadorin e Zvicrës

33

Sot më datë 8 Janar 2016, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër zj. Greta Bardeli, me cilësinë edhe të Nënkryetares së Shoqatës Kombëtare të Qarqeve, priti në një vizitë miqësore, Ambasadorin e Zvicrës në Tiranë z. Christoph Graf. 

 

Fillimisht biseda u fokusua mbi marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe projektet e financuara në qarkun e Shkodrës nga qeveria Zvicerane, nëpërmjet programeve Regional Development Programme e DLDP të cilët kanë luajtur një rol të madh në rritjen e kapaciteteve në njësitë e qeverisjes vendore në këtë qark. Po në këtë linjë, rreth rritjes së rolit të njësive të qeverisjes vendore në kuadrin e reformës territoriale dhe rolit të qarqeve në raport me bashkitë dhe politikat kombëtare dhe ato ndërkombëtare foli dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi, i pranishëm në takim si Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Qarqeve, ku cilësoi nevojën për një harmonizim të punës së këtyre organizmave për një vizion konkret, të përbashkët dhe integrues me ato të partnerëve tanë rajonal dhe ndërkombëtar. Ndër të tjera, zj. Bardeli theksoi se misioni i qarkut për të cilin po angazhohemi maksimalisht është që të kthehemi në një organizëm konkret dhe integrues për vendin, nëpërmjet bashkëpunimeve tona dhe kalimit nga politika në projekte konkrete.