Bashkëpunim për Partneritet dhe Paqe

33

Para disa ditësh në fund të muajit Tetor, në kuadër të një vizite pune në Shkodër dhe takimit me autoritetet vendore, sikurse me kryetaren e këshillit të qarkut Shkodër z. Greta Bardeli, të z. Pieri Scutari dhe Fabio Rocuzzo, përfaqësues të shoqatave që Impenjohen për Paqen dhe Focus Europa

Para disa ditësh në fund të muajit Tetor, në kuadër të një vizite pune në Shkodër dhe takimit me autoritetet vendore, sikurse me kryetaren e këshillit të qarkut Shkodër z. Greta Bardeli, të z. Pieri Scutari dhe Fabio Rocuzzo, përfaqësues të shoqatave që Impenjohen për Paqen dhe Focus Europa, që nxit bashkëpunimin në fusha të ndryshme në mes Italisë, Brukselit dhe Shqipërisë, janë zhvilluar biseda të ndryshme të cilat janë finalizuar me firmosje ne ditët e ardhshme të një memorandumi mirëkuptimi në mes të Këshillit të Qarkut Shkodër dhe Focus Europe, për një partneritet të qëndrueshëm në përgatitjen e kapaciteteve dhe projekteve të përbashkëta në kuadër të programeve të BE. Ndërsa me shoqatën Percorso është rënë dakord që të nisim përgatitjet duke planifikuar që në fillim të vitit të ardhshëm organizimin e disa takimeve të përbashkëta për të përhapur kulturën e paqes në Shqipëri dhe Ballkan. Këtij fillim bashkëpunimi gazeta Italiane Mezzogiorno i bëri jehonë në një artikull të saj ditët e fundit me titull: Dal Basilicata la Pace sbarca in Albania, që do të thotë: nga Basilicata Paqja arrin në Shqipëri, e shoqëruar dhe me foto të përfaqësuesve Italiane dhe drejtuesve të Këshillit të Qarkut Shkodër.