4-7 Nëntor 2015

223

Mblidhet në Firence Asambleja e Përgjithshme e CPMR. Me datat 4 deri me 7 nëntor 2015 në Firence Itali, u zhvilluan punimet e asamblesë së përgjithshme te CPMR. Ky organizëm evropian ka një fillesë në vitet 1978 dhe është mjaft i rëndësishëm pasi përbëhet nga 150 rajone të Europës që mbartin një popullsi mbi 200 milion banore.

Mblidhet në Firence Asambleja e Përgjithshme e CPMR. Me datat 4 deri me 7 nëntor 2015 në Firence Itali, u zhvilluan punimet e asamblesë së përgjithshme te CPMR. Ky organizëm evropian ka një fillesë në vitet 1978 dhe është mjaft i rëndësishëm pasi përbëhet nga 150 rajone të Europës që mbartin një popullsi mbi 200 milion banore. Ata bashkëpunojnë që institucionet vendim marrëse evropiane dhe ato kombëtare të marrin në konsiderate interesat e tyre si dhe shkëmbejnë nëpërmjet projekteve të përbashkëta praktikat e mira në favor të rritjes së aseteve të tyre. Këshilli i Qarkut Shkodër tashmë anëtar më shumë se dy vjet dhe aderon në komisionin inter-mediteran, u përfaqësua me Kryetaren e këshillit te Qarkut Zj. Greta Bardeli dhe Këshilltarin për marrëdhëniet me Jashtë z. Andrea Jakova. Në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme në Firence, pikat e forta të debatit ishin: 1. Emigracioni, migracioni dhe rroli i rajoneve dhe i autoriteteve lokale në pritjen dhe integrimin kulturor dhe ekonomik te të ardhurve nga vendet dhe kontinentet e tjera. 2. Zhvillimi asimetrik apo solidar për një reduktim diferencash në zhvillim apo për një zhvillim sipas standardeve të një orientimi global. Komunikimi e transporti për ndërlidhje në mes rajoneve dhe thithja e fondeve për projekte në infrastrukture etj. Ndërsa në punimet në kuadër të Task-Force për Strategjinë EUSAIR, në panel te të cilit ishin ftuar Autoriteti Menaxhues i Ipa-CBC në Abbruzo, Avv. Paola del Salvatore, Autoriteti Menaxhues Interreg- Adrion, Silvia Grandi, një program që do lancohet së shpejti brenda 10 ditëve të para të muajit të ardhshëm. Presidenti i Rajonit të Ishujve Ioniane Teodoros Galiasatos, z. Francesco Cocoo nga Molise, si dhe disa përfaqësues të projekteve të suksesshme që kanë kontribuar dhe mbështetur strategjinë EUSAIR, moderuar nga Enrico Mayrhoher, drejtor i komunikimit i CPMR. Këshilli i qarkut paraqiti jo vetëm si partner punën tij brenda këtij projektit AdroGov, por edhe kontributin e partnereve të tjerë, rezultatet konkrete të këtij projekti nëpërmjet kryetares zonjës Greta Bardeli, e cila krahas parashtrimit të aktiviteteve të zhvilluara në qarkun tonë bëri edhe një rrezume te të gjithë punës së partnereve që kanë kontribuar në Projektin AdriGov. Në fund të diskutimeve u kalua në zgjedhjen e presidentit të TASK FORCE EUSAIR dhe me unanimitet u caktua presidenti i kësaj Task Force, duke marrë njëkohësisht mandatin, që së bashku me strukturat operative të CPMR të bashkëpunojë punën në gjetjen e mënyrave me efikase për zhvillimin e politikave EUSAIR, jo vetëm në anën perëndimore edhe në pjesën e lindjes së Adriatik-Jonit. Pra presidenca në fjalë këtë radhe i kaloj Kryetares së Këshillit të Qarkut Shkodër zonjës Greta Bardeli. Gjithashtu gjatë ditëve të konferencës, delegacioni i këshillit të Qarkut Shkodër u ra dakord për shkrimin dhe paraqitjen e një projekti me Rajonin e Ligurias, në kuadër të thirrjes aktuale të programit IADSA.

 

 

 

 

 

SHARE