20-21 Maj 2015

35

AdriGov “Trainim Kulture 2020: Nga idea ne projekt”. Më datë 20-21 Maj u zhvillua trainimi i rradhës në kuadër të projektit AdriGov i cili po zbatohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër ne bashkepunim me Informest Agjensi Kombetare dhe Rajonale zhvillimi per Friuli Venezia Gjulia.

AdriGov “Trainim Kulture 2020: Nga idea ne projekt”. Më datë 20-21 Maj u zhvillua trainimi i rradhës në kuadër të projektit AdriGov i cili po zbatohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër ne bashkepunim me Informest Agjensi Kombetare dhe Rajonale zhvillimi per Friuli Venezia Gjulia. Trainimi dy ditor kishte tematikë mundësitë që ofron Bashkimi Europian për sa i përket aplikimit në projekteve Europiane për zhvillimin e kulturës dhe aktiviteteve të lidhura me të. Eksperti i Projekteve nga Informest Marco Marinuzzi, orientoi pjesëmarrësit e zgjedhur nga administrata lokale dhe perfaqësuesit e OJF mbi mundësitë për fonde në sektorin e kulturës, që ofrojnë programet e ndryshme zhvillimore të BE për periudhen 2014-2020. Ky trainim është zhvilluar me të njëjtin format edhe në vendet e tjera partnere të Projektit AdriGov duke njehsuar kështu edhe njohurit që punonjësit e administratave të të gjithë rajonit të kenë kompetencat dhe njohuritë e duhura për tu angazhuar bashkarisht në projekte të Bashkimit Europian për të mundësuar një zhvillim dhe bashkëpunim midis Qarqeve dhe Rajone të zonës Adriatiko–Joniane. Rezultati i këtij trainimi ishte rritja e kapaciteteve të autoriteteve vendore e rajonale për tu fokusuar në prioritetet dhe mundesite qe ofron BE në periudhen 2014-2020 për të tërhequr fonde dhe për të krijuar bashkëpunime për zhvillimin e kulturës, duke inkurajuar efektivitetin e përdorimit të fondeve dhe duke përmirësuar aftësitë e aplikuesve për të përgatitur dhe implementuar një projekt kulturor.

 

 

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak13 Maj 2015 – AdriGov
Artikulli tjetër26 Maj 2015