PROJEKTI RURACT ( Potenza 16-17 Prill 2015 )

32

Në kuadër të Projektit RURACT “Rivlerësimin e zonave rurale në Evropë përmes aktiviteteve të agrokulturës sociale” përkatësisht Programit “Europe for Citizens” financuar nga Bashkimi Europian, Veprimi 1 ” Qytetarët aktiv për Europën ” – Masa 1.2 ” Rrjetet e binjakëzuara të qyteteve”, me datat 16 – 17 Prill u organizua në Potenza aktiviteti me teme “Praktikat e mira të fermave sociale, shkëmbimin e eksperienca .”

Në kuadër të Projektit RURACT “Rivlerësimin e zonave rurale në Evropë përmes aktiviteteve të agrokulturës sociale” përkatësisht Programit “Europe for Citizens” financuar nga Bashkimi Europian, Veprimi 1 ” Qytetarët aktiv për Europën ” – Masa 1.2 ” Rrjetet e binjakëzuara të qyteteve”, me datat 16 – 17 Prill u organizua në Potenza aktiviteti me teme “Praktikat e mira të fermave sociale, shkëmbimin e eksperienca .” Ky aktivitet u organizua nga Komuna Potenza, partner në këtë projekt. Këshilli i Qarkut Shkodër mori pjesë në këtë aktivitet, me synim shkëmbimin e informacioneve dhe njohurive mbi mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të rajoneve rurale përmes fermave sociale në Itali dhe vende të tjera partnere të projektit. Gjatë ditës së parë të takimit u morën informacione dhe praktika të mira të implementimit të projekteve me synim zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale duke integruar edhe aspektin e kontributit social që këto projekte duhet të ketë. Një rast specifik ishte biznesi i krijuar në MateradeiSassi ku ishin integruar në një të vetme, kooperativat bujqësore e rurale me organizata sociale, duke krijuar një biznes i cili njëkohësisht kishte impakt zhvillimi social po ashtu edhe bujqësor e rural. Ditën e dytë të takimit takimi u fokusua në shkëmbimin e eksperiencave të mira të partnerëve në rolin që institucionet që përfaqësojnë në incentivimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonave rurale përmes fermave sociale. Shembuj të suksesshëm ishin rastet e krijimit të kopshteve dhe parcelave të përbashkëta bujqësore të cilat mund të përdoren nga banorë të ndryshëm dhe përfitimet të shkojnë në zhvillim të aktiviteteve apo mbështetjes sociale për shtresat e prekura të popullsisë.

 

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak3 Aprile 2015
Artikulli tjetër13 Maj 2015 – AdriGov