25 Shkurt 2015

50


Konferenca përmbyllëse e “Programit të Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut” Me date 25 Shkurt 2015, pranë ambienteve të Tirana Internacional Hotel, në Tiranë u organizua konferenca përmbyllëse e “Programit të Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut”, i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim ADA dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Konferenca përmbyllëse e “Programit të Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut” Me date 25 Shkurt 2015, pranë ambienteve të Tirana Internacional Hotel, në Tiranë u organizua konferenca përmbyllëse e “Programit të Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut”, i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim ADA dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.Konferenca përmbyllëse bëri një përmbledhje të arritjeve, sfidave dhe rekomandimeve të programit 4-vjeçar të zbatuar në qarqet e Shkodër dhe Lezhë. Gjithashtu në konferencë u prezantuan dhe skenarët e zhvillimit nën-rajonal për qarqet Shkodër-Lezhë, si dhe një ekspozitë e 29 projekteve të zbatuara në këto rajone. Përgjatë konferencës, ku ishin të pranishëm autoritete nga qeveria qendrore dhe ajo lokale dhe përfaqësues nga agjencitë donatore, u diskutuan dhe aspekte të rajonalizimit, si dhe rolit të qarkut në zhvillimin rajonal. Konferencën e ndoqën dhe e përshëndetën Ambasadori Zviceran z. Cristoph GRAF dhe Ambasadori Austriak Thomas SCHNOLL. Ata theksuan se të dy qeveritë që ato përfaqësojnë, kanë prioritet mbështetjen e zhvillimit Rajonal. Në këtë konference ishte i pranishëm Ministri për çështjet Vendore, z. Blendi Çuçi, që gjithashtu theksoi rëndësinë e konceptit të zhvillimit Rajonal, por që janë në diskutim mekanizmat se si ai do realizohet. Një përmbledhje e arritjeve dhe rekomandimeve të programit u bë nga z. Olaf HAUB. Mbi rolin e qarkut në zhvillimin Rajonal dhe sa ka ndikuar programi mbi këtë çështje në punën e qarkut Shkodër dhe Lezhë diskutuan respektivisht z. Pjerin Spathari, nënkryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër dhe z. Pashk GJONI Kryetar i këshillit të Qarkut Lezhë. Skenarë të Zhvillimit Nën-rajonal dhe projektet pilot për të dy qarqet, sfidat e qarkut në të ardhmen dhe procesin e ndjekur e paraqitën zj. Merita KAZAZI, drejtore e Drejtorisë së Koordinimit dhe Zhvillimit, qarku Shkodër, zj. Linda MAÇI, Drejtore e Drejtorisë së Zhvillimit qarku Lezhë dhe zj. Anila GJIKA, eksperte e COPlan. Një ndërhyrje mbi alternativat e Zhvillimit Rajonal në Shqipëri u krye nga zj. Oriana PRIFTI, përfaqësuese e DEBASKON. Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të stafeve dy qarqeve Shkodër dhe Lezhë, përfaqësues të drejtorive Rajonale, përfaqësues të donatorëve, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, partnere në projektet e zbatuara në kuadër të fondit të RDP

 

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPamje nga Shkodra
Artikulli tjetër3 Prill 2015