Trajnim për qeverisjen në disa nivele

42

Trajnim për qeverisjen në disa nivele. Në datat 1 dhe 2 tetor u zhvillua trajnimi i radhës në kuadër të projektit AdriGov, i cili po implementohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër.

Trajnim për qeverisjen në disa nivele. Në datat 1 dhe 2 tetor u zhvillua trajnimi i radhës në kuadër të projektit AdriGov, i cili po implementohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër. Trajnimi u organizua nga Partneri AdriGov i Rajonit të Venetos në bashkëpunim me Universitetin SDA Bocconi, Milano Itali, me tematikë mbi qeverisjen në disa nivele. Kjo është një fazë e projektit që ka si qëllim transferimin e njohurive, rritjen e informacionit dhe ndjeshmërisë mbi procesin e integrimit si dhe përmirësimin e aftësive dhe njohurive të përfaqësuesve lokal e rajonal të përfshirë në projekt. Referuesi i takimit, prof. Luca Brusati, gjatë dy ditëve përcolli tek pjesëmarrësit njohuritë e tij rreth modeleve optimale të hartimit dhe implementimit të projekteve si dhe për rëndësinë e përcaktimit të objektivave sa me koherente me objektivat dhe qëllimet e Programeve të Zhvillimit të Bashkimit Europian. Ne hyrje te këtij takimi përshëndeti zoti Maxhid Cungu kryetar i këshillit të Qarkut i cili theksoj rendësin qe ka ky trajnim ne nivel qarku, pasi këshilli i qarkut kryen koordinimin e politikave kombëtare me ato te pushtetit lokal dhe kjo është një hallke delikate qe ka nevoje për një perceptim te ri organizimi, mbështetur kjo dhe ne praktikat e mira te vendeve perëndimore. Pjesëmarrësit në trajnim u përzgjodhën nga administrata publike si dhe institucione që merren me projekte të Bashkimit Europian. Tematikat ishin të fokusuara në përmirësimin e ndërlidhjeve midis institucioneve të ndryshme lokale, vendore, kombëtare e ndërkombëtare me synim përmirësimin e efektivitetit të reformave dhe projekteve të ndryshme. Aktiviteti u pershëndet nga Kryetari i Këshillit të Qarkut, i cili theksoi rëndësinë e përmirësimit të kapaciteteve të administratës dhe aktorëve të ndryshëm në mënyrë që të ketë një rritje të efektivitetit të marrëdhënieve me Bashkimin Europian.  Rezultati i pritshëm nga këto trajnime është rritja e kapaciteteve të autoriteteve vendore e rajonale për tu fokusuar në prioritetet e zonës së Adriatikut