Vendim nr. 69, dt. 31.12.2008 “Për ndryshim të destinacionit të fondit”

103

 

 

 

V E N D O S I :

 

1. Të ndryshojë destinacionin e fondit 300 000 lekë të parashikuar në Vendimin e Këshillit të Qarkut Shkodër  Nr. 53, datë 05.11.2008, në pikën 2, g të tij, fond ky i parashikuar si shpërblim për fituesit e grupit konkurrues që do të përfaqësojë Qarkun Shkodër

 

2. Përdorimin e këtij fondi për:

 

– Përballimin e shpenzimeve të udhëtimit të Grupit artistik për në Gjirokastër dhe kthim.
– Përballimin e shpenzimeve për shfaqjet që do të zhvillojë Grupi përfaqësues në Bashkitë kryesore të Qarkut, që do të shërbejë për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore të popullit tonë.

 

3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve dhe Drejtoria Financës dhe Buxhetit

4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.