Vendim nr. 43, 25.07.2008 “Kriteret për dhënien e titujve te Këshillit të Qarkut Shkodër”

36

   VENDOSI:

1.Të miratojë  këto kritere për dhënien e Titullit të Qarkut “Nderi i Qarkut ” dhe “Mirënjohja e Qarkut ” të cilët akordohen nga Këshilli i Qarkut Shkodër si  më poshtë:

 ·         kërkesën e shoqatës a të organizatës,  këshillit të komunës /bashkisë e cila duhet të përmbajë: gjeneralitetet, emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, vendlindjen etj; 
·         vendimin e institucionit propozues(komunë/bashki), të shoqëruar me relacionin, i cili argumenton arsyet e propozimit ;  
·         personi i interesuar duhet të ketë marrë në vendbanimin e tij titull nderi më shumë se një herë ;       
·         certifikatën e gjendjes civile; 
·         kopjet e noterizuara të dokumenteve, që vërtetojnë meritat e veçanta të personit për të cilin bëhet propozimi, si titujt, medaljet, urdhrat etj;       

     2.Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet K.Q.Shkodër.

3.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.