VENDIM Nr.41 Datë 24.09.2010

41

V E N D I M

 

Nr. 41 Datë 24.09.2010

 

Miratim i kritereve për përcaktimin e prioriteteve për ndërhyrje nga programi ArtGold2, mbështetur nga PNUD dhe listimi i projekteve për propozim

 

   Këshilli i  Qarkut Shkodër, në mbledhjen e saj të datës 24.09.2010, pasi degjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Programimit dhe e Zhvillimit Rajonal dhe e gjeti ate në përputhje me ligjin 8652, datë 31.07.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e  Qeverisjes  Vendore”, në bazë të VKM 773, datë 14. 11. 2007, “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rajonal” , në bazë të Vendimit të Këshillit të Qarkut Shkodër nr 56, datë 05.11.2008, “Mbi krijimin e n/forumeve si pjesë e Këshillit të Partneritetit të Qarkut Shkodër” , pas diskutimit nga anetaret,

 

V E N D O S I

 

  1. Të miratojë kriteret e përzgjedhjes së prioriteteve për ndërhyrje nga programi ArtGold2 mbështetur nga PNUD.

 

  1. Të miratojë prioritetet sipas listës bashkëngjitur, përzgjedhjen përfundimtare për financim të të cilave do ta bëjë ArtGold2.

 

  1. Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Drejtoria e Programimit dhe Zhvillimit Rajonal.

 

  1. Ky  vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI