Vendim nr.4, 15.02.08 “Për miratimin e propozimit të K Rrethina për zonën informale,Bardhaj-Bler

34

V E N D I M

Nr. 4 , datë 15.02. 2008 

Për miratimin e propozimit për përcaktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Bardhaj-Bleran, me sipërfaqe 135.1 ha, në komunën Rrethina” 

Këshilli i Qarkut Shkodër , i mbledhur sot me datën 15.02.2008 , pasi mori në shqyrtim materialin e paraqitur nga Departamenti i Urbanistikës,  bazuar në ligjin nr.8652,datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, në ligjin 8405, datë 17.09.1998”Për Urbanistikën”, në ligjin 8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, në ligjin nr.9482,datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, si dhe në Udhëzimin nr.6,datë 08.11.2006 ”Për dokumentacionin tekniko-ekonomik për miratimin e zonës/vendbanimit/bllokbanimit/ndërtimit informal të veçuar dhe të territoreve të tjera me ndërtime pa leje”, pas diskutimit nga anëtarët : 

V E N D O S I :

    • Të miratojë propozimin për caktimin e  kufirit të zonës informale të emërtuar Bardhaj-Bleran , me sipërfaqe 135.1 ha, me 335 ndërtime pa leje, të vetëdeklaruara, sipas dokumentacionit tekniko-ligjor të dorëzuar  në Këshillin e Qarkut Shkodër.
    • T’i propozojë KRRTRSH-së miratimin e kufirit të kësaj zone vendbanimi si dhe depozitimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t në Tiranë, të këtij vendimi, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor.
    • Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Departamenti i Urbanistikës, Komuna Rrethina, si dhe Zyra e ALUIZNI-t Shkodër.

                                             

K R Y E T A R I

Gjovalin KOLOMBI