VENDIM Nr.36 Date 24.09.2010

38

V E N D I M

Nr.36 Date 24.09.2010

 

“Miratim i botimit të Planeve Strategjikë të Zhvillimit për komunat Hajmel dhe

Vig – Mnel”

 

      

        Këshilli i  Qarkut Shkodër, në mbledhjen e saj të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Programimit dhe Zhvillimit Rajonal, në përputhje me ligjin 8652, datë 31.07.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e  Qeverisjes  Vendore”, në bazë të VKM 773, datë 14. 11. 2007, “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rajonal” pas dikutimit nga anëtarët,

V E N D O S I:

 

  1. Të miratojë botimin e Planeve Strategjikë të Zhvillimit për komunat Hajmel dhe

Vig – Mnelë .

 

  1. Të miratojë fondin në shumën 200 000 lekë  për botimin e Planeve Strategjikë të Zhvillimit për komunat Hajmel dhe Vig – Mnelë .

 

  1. Shuma të përdoret nga fondi për ribotimin e Albumit”Vlerat tingelluese” i papërdorur

dhe  marre me V.K.Q.SH. nr. 17 datë 15.02.2008.

 

  1. Ngarkohet Drejtoria e Programimit dhe e Zhvillimit Rajonal dhe Drejtoria e Financë dhe e  Buxhetit  për ndjekjen e ekzekutimit të këtij Vendimi.

 

  1. Ky  vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

                                                                                                         

                                                                                                            K R Y E T A R I

                                                                                                     GJOVALIN KOLOMBI