VENDIM Nr.34 Datë 24.09.2010

39

V E N D I M

Nr.34 Datë 24.09.2010

 

“ Mbi  nxjerrje jashtë përdorimi të Aktiveve Qarkulluese  dhe të Qëndrueshme të Trupëzuara të Këshillit të Qarkut Shkodër. ”

 

 

     Këshilli i Qarkut Shkodër  , në mbledhjen e tij të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit , “Mbi  nxjerrje jashtë përdorimi të Aktiveve Qarkulluese  dhe të Qëndrueshme të Trupëzuara të Këshillit të Qarkut Shkodër”, bazuar nëLigjin Nr. 8652 datë 31.07.2000 ”Për organizimin dhe funksionimin e  qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 6942 datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale dhe monetare”, VKM nr.70 datë 11.03.1985 me ndryshimet  e tij,Udhëzimin nr. 1151 datë16.7.2007,  pas dikutimit nga anëtarët,

V E N D O S I :

1.– Të  miratojë nxerrjen  jashtë përdorimi  të Aktiveve  të Qëndrueshme të Trupëzuara     

     Këshillit të Qarkut Shkodër si më poshtë:

·         Art. 218 “Inventar ekonomik” në shumën   998 052   lekë

·         Art. 214 “ Makineri e Paisje” në shumën       81 500   lekë.

 

2.-  miratojë nxjerrjen  jashtë përdorimi  Aktiveve Qarkulluese  në shumën  545 731            

     lekë të Këshillit të Qarkut Shkodër.

3.- Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit pranë Këshillit të  

     Qarkut Shkodër .

4.- Ky vendim hyn  në fuqi menjëherë.

                                                                                

                                                                                          K R Y E T A R I

                                                                                  GJOVALIN  KOLOMBI